Të nderuar anëtarë

Në përputhje dhe në zbatim të Statutit të IKM, më datë 30 Shtator 2022, u zhvillua Asambleja e Përgjithshme e anëtarëve të Institutit të Kontabilisteve te Miratuar, në ambientet e Hotel Xheko Imperial.

Asambleja e Përgjithshme, takimi më i rëndësishëm për anëtarët e Institutit të Kontabilistëve të Miratuar, mori vendimet e mëposhtme:

  • Miratoi Raportin e Këshillit Drejtues mbi veprimtaritë e periudhës Dhjetor 2021 – Shtator 2022;

  • Miratoi Pasqyrat Financiare për vitin 2021;

  • Miratoir Planin e veprimtarisë së IKM për vitin 2022;

  • Miratoi Projekt planin e veprimtarisë bazuar në objektivat e IKM  për vitin 2023;

  • Miratoi Raportin e Komitetit të Auditimit të Brendshëm;

  • Miratoi Raportin e Komitetit të Kontrollit të Cilësisë;

  • Miratoi Realizimin e Buxhetit për vitin 2022;

  • Miratoi Projekt buxhetin e vitit 2023;

  • Miratoi Statutin e ri;

  • Miratoi Kodin e Etikës të përditësuar;