Në datë 28 Dhjetor 2020, ora 17:00 do të zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve të Institutit të Kontabilisteve te Miratuar. Për shkak të kushteve aktuale mbledhja do të zhvillohet nëpërmjet aplikacionit Zoom Meeting. Në mbledhjen e Asamblesë së Pergjithshme do të marrin pjesë ata anëtarë të cilët janë zgjedhur si Përfaqësues në mbledhjet e Degëve dhe Seksioneve gjatë muajit Dhjetor 2020 në përputhje me Statutin e IKM.
Asambleja e Përgjithshme, është takimi më i rëndësishëm i vitit me të gjithë anëtarët e Institutit te Kontabilisteve te Miratuar, ku do të prezantohet:
Raporti i Këshillit Drejtues mbi veprimtaritë e vitit 2020,
Projekt plani i veprimtarisë se IKM për periudhën Bazuar në objektivat e IKM për vitin 2021,
Raporti i Komitetit të Auditimit të Brendshëm,
Raporti i Komitetit të Kontrollit të Cilësisë,
Raporti i Komiteti të Edukimit dhe Kualifikimit Profesional,
Realizimi i Buxhetit për vitin 2020,
Projekt buxheti i vitit 2021
Çështje të tjera.