IKM ju njofton se në zbatim të kërkesave të Ligjit Nr. 10901, Neni 25 dhe 52, si dhe kërkesave të Statutit të IKM:

Në datat 31 Janar – 02 Shkurt 2023IKM do të organizojë trajnimin prej 10 orëve të Anëtarëve, në kuadër të trajnimeve të detyrueshme të Edukimit të Vijueshëm për periudhën 2023.

Trajnimi do të zhvillohet nëpërmjet një platforme elektronike në formatin e një webinar-i.

Afati i fundit për regjistrim do të jetë data 31 Janar 2023. 

Për më tepër informacione mund të na kontaktoni në adresën e email-it ikm.alb@gmail.com;

Në përputhje me Nenin 22 të Statutit të IKM, njoftojmë të gjithë anëtarët për shlyerjen e kuotës së anëtarësimit për vitin 2023. Për të marrë pjesë në trajnimin e Edukimit të vijueshëm, së bashku me pagesën e tarifës së trajnimit do të kryhet dhe pagesa e kuotës vjetore.

Për regjistrimin në këtë trajnim, të gjithë të interesuarit duhet të plotësojnë formularin e regjistrimit brenda datës 31 Janar 2023 në bazë të cilit do të  dërgohen të dhënat e regjistrimit ne webinar.

*Nuk do të pranohen regjistrime me email.

  1. Do të plotësoni të dhënat tuaja personale;

  2. Do të ngarkoni (upload) Mandat Pagesën e Tarifës së trajnimit (pa ngarkuar dokumentin nuk mund të përfundoni regjistrimin);

  3. Do të ngarkoni (upload) Mandat Pagesën e Kuotës së anëtarësisë për vitin 2023;

Të dhënat dhe linku i webinar-it do t’u dërgohet në datën 31 Janar 2023, ora 15:00 vetëm atyre anëtarëve të cilët do të kenë kryer regjistrimin.

Formularin e regjistrimit mund ta gjeni  më poshtë:

Shkarkoni Programin e trajnimit më poshtë: