Kalo te përmbajtja
Hyr në portal

Organet Drejtuese

Këshilli i Drejtimit

Këshilli i Drejtimit është organi drejtues i Institutit të Kontabilistëve të Miratuar.

Prof. Dr. Sotiraq Dhamo

Kryetar i Këshillit të Drejtimit

Prof. Dr. Sotiraq Dhamo

Pedagog dhe studiues në fushën e kontabilitetit, raportimit financiar, kontrollit të brendshëm dhe legjislacionit tatimor.

Kontabilist i Miratuar
Prej vitit 1998
Kryetar i Këshillit
2000–2013 dhe prej vitit 2017
Titulli akademik
Profesor (2007)
Këshilli Tatimor
Anëtar prej vitit 2013

Kryetar i Këshillit të Drejtimit

Prof. Dr. Sotiraq Dhamo

Pas diplomimit në FEUT si Ekonomist për Financë në vitin 1984, ka punuar si pedagog dhe studiues. Studimet pasuniversitare dhe ato doktorale lidhen me kontabilitetin, raportimin financiar, kontrollin e brendshëm dhe legjislacionin tatimor. Ka marrë gradën shkencore “Doktor i Shkencave Ekonomike” në vitin 1991, titullin “Profesor i Asociuar” në vitin 1998 dhe titullin “Profesor” në vitin 2007.

Ka shërbyer në pozicione drejtuese si zëvendësdekan i FEUT, përgjegjës i Departamentit të Kontabilitetit për 11 vjet, anëtar i Senatit dhe i Këshillit të FEUT, përgjegjës grupi lënde dhe anëtar i Komisionit të Promovimit të Personelit Akademik.

Ka botuar disa tekste bazë universitare për nivelin bachelor dhe master, si dhe mbi 10 tekste profesionale në fushën e kontabilitetit dhe raportimit financiar. Është autor ose bashkautor i dhjetëra artikujve shkencorë të botuar brenda dhe jashtë vendit dhe referues në dhjetëra konferenca shkencore.

Ka marrë pjesë dhe ka qenë drejtues në disa projekte kombëtare dhe ndërkombëtare të organizuara nga Ministria e Financave dhe Banka Botërore. Në vitet 2006–2008 ka qenë rishikues i përkthimit të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar.

Është trajner i certifikuar i IKM, IEKA dhe Ministrisë së Financave për SNRF, SKK dhe kontabilitet, me përvojë të gjerë si anëtar i bordeve drejtuese të ndryshme dhe i organizmave profesionale të kontabilitetit dhe të biznesit. Ka qenë anëtar i KKK nga viti 1999 deri në vitin 2013 dhe anëtar i Komitetit Kombëtar Drejtues të Kontabilitetit, si dhe është anëtar i Këshillit Tatimor prej vitit 2013.

Ka marrë dëshminë profesionale si Kontabilist i Miratuar në vitin 1998. Ka drejtuar Këshillin e Drejtimit të Institutit të Kontabilistëve të Miratuar në periudhën 2000–2013 dhe e drejton sërish prej vitit 2017.

Fatmir Bërdica

Nënkryetar i Këshillit të Drejtimit

Fatmir Bërdica

Drejtues financiar me mbi 20 vjet përvojë në sektorin e sigurimeve dhe, për 19 vjet, pedagog i kontabilitetit dhe i financës në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

Kontabilist i Miratuar
Prej vitit 2003
Nënkryetar i Këshillit
Prej vitit 2021
Kontrolli i Cilësisë
Kryetar i Komitetit, 2017–2021
Komisioni i Provimeve
Anëtar pranë BMP prej vitit 2020

Nënkryetar i Këshillit të Drejtimit

Fatmir Bërdica

Ka mbi 20 vjet përvojë pune si Drejtues Financiar dhe anëtar i Bordit Drejtues në një nga kompanitë kryesore të sigurimit. Për 19 vjet ka qenë pedagog pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, për lëndët Parimet e Kontabilitetit, Kontabiliteti Financiar, Kontabilitet Kosto, Drejtim Financiar dhe Informatizim Financiar.

Është diplomuar në FEUT si Ekonomist për Financë në vitin 2000 dhe ka përfunduar studimet Master në Kontabilitet në vitin 2008. Ka përfunduar programin e studimit International Management Development pranë Universitetit Zeppelin, Gjermani, në vitin 2017, si dhe programin e studimit International Management pranë ESMT Berlin, Gjermani, në vitin 2018.

Ka marrë dëshminë profesionale si Kontabilist i Miratuar në vitin 2003. Prej vitit 2021 është nënkryetar i Këshillit të Drejtimit të IKM. Nga viti 2017 deri në vitin 2021 ka qenë Kryetar i Komitetit të Kontrollit të Cilësisë së IKM (sot Komiteti i Menaxhimit të Cilësisë) dhe, prej vitit 2020, është anëtar i Komisionit të Provimeve të Aftësive Profesionale pranë BMP.

Përbërja e Këshillit të Drejtimit

Kryetar

Prof. Dr. Sotiraq Dhamo

Nënkryetar

Fatmir Bërdica

Anëtarë

  • Nertila Çika
  • Leonora Dyrmishi (Shella)
  • Besim Tusha
  • Era Angjeli (Halili)
  • Ilda Sterjo Perdhiku

Drejtori Ekzekutiv

Drejtori Ekzekutiv vepron nën drejtimin e Këshillit të Drejtimit.

Dashamir Begaj

Drejtor Ekzekutiv

Dashamir Begaj

Kontabilist i Miratuar me përvojë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe në institucione shtetërore.

Kontabilist i Miratuar
Prej vitit 2000
Anëtar i IKM
Prej vitit 2003
Certifikime
SKK dhe SNRF (2017); edukim i vijueshëm, AACR (2019)
Studimet
Financë–Kontabilitet, Fakulteti Ekonomik, UT (1986)

Drejtor Ekzekutiv

Dashamir Begaj

Ka përfunduar studimet në vitin 1986 në degën Financë–Kontabilitet pranë Fakultetit Ekonomik, Universiteti i Tiranës. Ka punuar në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, si dhe në institucione shtetërore. Mban titullin Kontabilist i Miratuar prej vitit 2000.

Në vitin 2017 është certifikuar nga Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit dhe Banka Botërore për Standardet Kombëtare të Kontabilitetit dhe Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar. Në vitin 2019 është certifikuar nga AACR për Zhvillimin e Programeve të Edukimit të Vijueshëm për Organizatat Profesionale, si dhe për Programin e Edukimit të Vijueshëm për Kontrollin e Brendshëm dhe Sistemet Kontabël të Informacionit.

Është anëtar i IKM prej vitit 2003 dhe anëtar i Komitetit të Edukimit dhe Kualifikimit Profesional të IKM. Aktualisht mban postin e Drejtorit Ekzekutiv të Institutit të Kontabilistëve të Miratuar.

Komitetet e zgjedhura nga Asambleja e Përgjithshme

Komiteti i Auditimit të Brendshëm dhe Komiteti i Menaxhimit të Cilësisë zgjidhen nga Asambleja e Përgjithshme dhe i raportojnë drejtpërdrejt Asamblesë. Të dy komitetet veprojnë në mënyrë të pavarur nga Këshilli i Drejtimit.

Komiteti i Auditimit të Brendshëm

Kryetare

Meliha Ulqini

Anëtarë

  • Ervin Themeli
  • Migel Zallëmi

Komiteti i Menaxhimit të Cilësisë

Kryetare

Ornela Kullolli

Anëtarë

  • Jonida Myshketa
  • Eda Abazi

Komitetet e Këshillit të Drejtimit

Komitetet e tjera të Institutit varen nga Këshilli i Drejtimit. Përbërja e tyre paraqitet në faqen Komitetet.

Bazuar në numrin e anëtarëve në çdo rreth, Këshilli i Drejtimit vendos krijimin e degëve ose të seksioneve. Seksionet krijohen në rrethet që kanë deri në 20 anëtarë, ndërsa disa seksione pranë njëri-tjetrit mund të kërkojnë krijimin e një dege duke u bashkuar. Organet Drejtuese të degëve dhe seksioneve zgjidhen me mandat 4-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.

Degët

Dega Tiranë

Kryetare

Nertila Çika

Anëtarë

  • Gentian Muçollari
  • Armand Mala
  • Flora Hyso
  • Drilona Dhima
  • Denisa Millo
  • Kozeta Nervaj

Dega Durrës

Kryetar

Jurild Hoxha

Anëtarë

  • Suela Begaj
  • Elona Xhelili
  • Behar Daja
  • Jonida Myshketa

Dega Fier

Kryetar

Ilir Sinanaj

Anëtarë

  • Çajup Refitaj
  • Evdar Kodheli
  • Anika Heqimaj
  • Nikollaq Bushi

Dega Elbasan

Kryetar

Mikel Alla

Anëtarë

  • Nevila Sadiku
  • Hajrullah Ahmati
  • Rovena Halili
  • Agim Lleshi

Dega Korçë

Kryetar

Fatmir Ceci

Anëtarë

  • Vangjel Liço

Dega Vlorë

Kryetar

Koço Llukmani

Anëtarë

  • Xhensila Hysen
  • Eljodor Hodaj
  • Nertila Hoxha
  • Kastriot Alliaj

Dega Berat

Kryetar

Lorenc Ajdëraj

Anëtarë

  • Altin Qojle
  • Myslym Haxhi
  • Bujar Spahiu
  • Leonard Hoxhallari

Seksionet

Seksioni Lushnje

Kryetar

Eduart Sharka

Seksioni Shkodër

Kryetare

Mimoza Kola (Frashëri)

Anëtarë

  • Diella Lufi
  • Elira Çaku (Memelli)

Seksioni Kavajë

Kryetar

Abaz Trimi

Anëtarë

  • Bardhyl Xhafa

Seksioni Sarandë

Kryetar

Artan Rumani

Anëtarë

  • Fatos Mulla
  • Jetmira Zeneli

Seksioni Pogradec

Kryetar

Ahmed Guxholli

Anëtarë

  • Mentor Balliu
  • Çelnik Haxhillari