EN
AL

NJOFTIM – Platforma SelfCare

Platforma SelfCare (aksesimi përmes e-Albania) ka shfaqur problematika dhe ka qenë e paaksesueshme për të paktën 10 ditë. Nga anëtarët është raportuar se ndërprerjet kanë zgjatur mbi një javë, me ndikim të drejtpërdrejtë në proceset e fiskalizimit dhe shërbime të tjera për bizneset.

Referuar shqetësimeve të ngritura nga anëtarët, IKM ka kontaktuar institucionet përkatëse për të sqaruar arsyen e mosfunksionimit. Në një komunikim nga DPT jemi njoftuar se AKSHI e ka konfirmuar problematikën dhe po punohet për zgjidhjen e saj dhe sistemi pritet të jetë funksional brenda 2–3 ditëve.

Në vijim, kujtojmë se drejtues të Administratës Tatimore kanë bërë me dije se të dhënat që nuk arrijnë të raportohen gjatë ndërprerjes mund të mblidhen dhe të raportohen në një kohë të dytë, sapo shërbimi të rikthehet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *