Programi i trajnimit është i ndarë në:
- Trajnime të detyrueshme:
- Trajnimi Janar 2024;
- Trajnimi Maj 2024;
- Trajnime me zgjedhje:
- Trajnimi Shtator 2024;
- Trajnimi Nëntor 2024;
- Workshop
Në përputhje dhe me përgjigjet e pyetësorit të dhëna prej anëtarëve të IKM, trajnimet do të organizohen si vijon:
- Do të ketë dy data të mundshme për çdo trajnim;
- Trajnimet do të zhvillohen në grupe me më pak pjesëmarrës;
- Trajnimet për Degën Tiranë do të zhvillohen vetëm me pjesëmarrje fizike në auditor;
- Trajnimet për Degët dhe Seksionet e rretheve të tjera do të zhvillohen hibride;
Shënim: Trajnimi i Edukimit të Vijueshëm i parë (Ligji për Tatimin mbi të ardhurat) do të zhvillohet në datat 22 – 24 Janar 2024 dhe 29 – 31 Janar 2024. Do të njoftoheni në ditët në vijim për detajet e regjistrimit.