IKM njofton të gjithë kandidatët e interesuar për marrjen e titullit Kontabilist i Miratuar se është programi për provimet e aftësive profesionale sipas disiplinave për sezonin 2024
Programi dhe kalendari i trajnimeve të detyrueshme në Standardet Kombëtare të Kontabilitetit (SKK) dhe Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF) si pjesë e kritereve për të marrë pjesë në Provimet e Aftësive Profesionale për Kontabilist i Miratuar (KM) do të publikohet gjatë muajit Mars në faqen e web-it të IKM.
Të gjithë kandidatët e regjistruar pranë IKM do të njoftohen për programin dhe kalendarin e trajnimeve të radhës në SKK dhe SNRF, për programin dhe kalendarin e trajnimeve parapregatitore për secilin provim, kalendarin e Provimeve të Aftësive Profesionale, dokumentacionin e nevojshëm si dhe afatet e regjistrimit për sezonin e provimeve.
Për t’u regjistruar si kandidat pranë IKM mund të lexoni më shumë në: