EN
AL

Thirrje e Hapur për Anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave

Instituti i Kontabilistëve të Miratuar shpall thirrjen e hapur për anëtarë të Komisionit që do të vlerësojë aplikimet për zgjedhjet e ardhshme të Këshillit të Drejtimit, Komitetit të Auditimit të Brendshëm dhe Komitetit të Kontrollit të Cilësisë.

Kritere për përzgjedhjen si anëtar i Komisionit:

  • Në datën e paraqitjes së kandidaturës, kanë paguar kuotat e anëtarësisë në afatin e rregullt për 3 (tre) vitet e fundit;

  • Janë të regjistruar në Regjistrin Publik të IKM;

  • Kanë jo më pak se 5 (pesë) vite anëtarësi në IKM si Kontabilistë të Miratuar Aktivë;

  • Kanë përmbushur detyrimet e Edukimit të Vijueshëm sipas akteve rregullatore në fuqi;

  • Nuk janë ndëshkuar me masa disiplinore në dy vitet e fundit nga organet drejtuese të IKM, Bordi i Mbikëqyrjes Publike, organet administrative ose gjyqësore;

  • Nuk janë zgjedhur Kryetarë të Degës ose të Seksionit;

  • Nuk kanë paraqitur kandidaturën e tyre për asnjë nga organet drejtuese.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

  • Kërkesa për kandidim;

  • Kopje e mjetit të identifikimit;

  • Dëshmi penaliteti (vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore).

Afati i paraqitjes së kandidaturës

Dokumentet dorëzohen pranë sekretarisë së Institutit të Kontabilistëve të Miratuar, jo më vonë se data 23 Shtator 2025.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *