EN
AL

Thirrje për aplikim – Komisioni Ad-Hoc

Në zbatim të Ligjit Nr. 10091, datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe kontabilistit të miratuar”, i ndryshuar, Rregullores nr. 9, datë 27.02.2019 “Për rregullimin dhe mbikëqyrjen e funksionimit të profesionit të Kontabilistit të Miratuar dhe organizatave të tyre profesionale”, e ndryshuar, në bazë të Vendimit nr. 79, datë 22.12.2022,  të Bordit të Mbikëqyrjes Publike (BMP), si dhe në bazë të vendimit Nr. 5 të Këshillit të Drejtimit të IKM, është miratuar krijimi i Komisionit Ad-Hoc per procesin e verifikimit të përputhshmërisë ligjore të Kontabilistëve të Miratuar.

Dy kandidatë nga fusha e jurisprudencës për anëtarë të këtij komisioni, të cilët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • Të jetë shtetas shqiptar me banim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë;

  • Të ketë zotësi për të vepruar;

  • Të ketë përfunduar studimet universitare të ciklit të dytë në degën Juridik, ku preferohet të ketë mesatare të studimeve mbi notën 8;

  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se pesë vite;

  • Preferohet të zotërojë gradën shkencore “Doktor i shkencave” në një nga fushat e jurisprudencës;

  • Të mos jenë marrë ndaj tij/saj masa disiplinore të largimit nga puna për shkak të një shkelje rëndë disiplinore;

  • Të mos jetë i dënuar apo i ndjekur penalisht nga organet e drejtësisë;

  • Të zotërojë gjuhën Angleze.

Një kandidat nga fusha e raportimit financiar/auditimit për anëtar të këtij komisioni, i cili duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • Të jetë shtetas shqiptar me banim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë;

  • Të ketë zotësi për të vepruar;

  • Të ketë përfunduar studimet universitare të ciklit të dytë ose të zotërojë diplomë universitare të ekuivalentuar me këtë nivel në profilet auditim, kontabilitet ose financë, si dhe të ketë jo më pak se 5 vite përvojë pune të përgjithshme në fushën e raportimit financiar ose auditimit ligjor;

  • Të mos ushtrojë profesionin e Audituesit Ligjor/Kontabilistit të Miratuar dhe të mos jetë i punësuar apo i angazhuar me një Auditues Ligjor/Kontabilist të Miratuar ose Shoqëri Auditimi/Shoqëri Kontabiliteti;

  • Të mos jenë marrë ndaj tij/saj masa disiplinore të largimit nga puna për shkak të një shkelje të rëndë disiplinore gjatë dy viteve të fundit, kur kjo dispozitë është e aplikueshme;

  • Të mos jetë i dënuar apo i ndjekur penalisht nga organet e drejtësisë;

  • Të zotërojë gjuhën Angleze në nivel të pranueshëm dhe të përshtatshëm për punën.

Dokumentacioni i nevojshëm që duhet të paraqesë kandidati:

  • Dokument Identifikimi;

  • Jetëshkrim (CV në gjuhën shqipe);

  • Fotokopje e diplomës dhe lista e notave;

  • Dëshmi Penaliteti ose vetë-deklarim të gjendjes gjyqësore;

  • Reference pune nga punëdhënësit e mëparshëm.

Dorëzimi i të gjitha dokumenteve të sipërcituara do të bëhet në adresën info@ikm.org.al brenda datës 07.03.2023. Dorëzimi i dokumentacionit përbën kusht për kualifikimin e kandidatit në procedurë.