EN
AL

IKM ju njofton se në zbatim të kërkesave të Ligjit Nr. 10901, Neni 25 dhe 52, si dhe kërkesave të Statutit të IKM:

Në datat 22 – 24 Janar 2024 dhe 29 – 31 Janar 2024IKM do të organizojë trajnimin prej 12 orëve të Anëtarëve, në kuadër të trajnimeve të detyrueshme të Edukimit të Vijueshëm për periudhën 2024.

Trajnimi do të zhvillohet në auditor për Degën Tiranë. Seanca e trajnimit do të mund të ndiqet online nëpermjet platformës Zoom nga anëtarët e Degëve dhe Seksioneve të tjera.

Për të rritur bashkëveprimin mes prezantuesit dhe pjesëmarrësve, në kuadër të përmirësimit të trajnimeve të ofruara, këto aktivitete do të zhvillohen me grupe me të vogla. Në formular do të keni mundësi të zgjidhni datat e preferuara, por nëse vendet për datat e zgjedhura janë plotësuar, do të kaloni automatikisht ne trajnimin e radhës. Regjistrimi dhe pjesëmarrja do të varen nga radha e plotësimit të formularit.

Afati i fundit për regjistrim do të jetë data 22 Janar 2024, ora 14:00. 

Për më tepër informacione mund të na kontaktoni në adresën e email-it ikm.alb@gmail.com;

Në përputhje me Nenin 22 të Statutit të IKM, njoftojmë të gjithë anëtarët për shlyerjen e kuotës së anëtarësimit për vitin 2024.

Për regjistrimin në këtë trajnim, të gjithë të interesuarit duhet të plotësojnë formularin e regjistrimit brenda datës 22 Janar 2024 në bazë të cilit do të  dërgohen të dhënat e regjistrimit në trajnim.

*Nuk do të pranohen regjistrime me email.

  1. Do të plotësoni të dhënat tuaja personale;

  2. Do të ngarkoni (upload) Mandat Pagesën e Tarifës së trajnimit (pa ngarkuar dokumentin nuk mund të përfundoni regjistrimin);

  3. Do të ngarkoni (upload) Mandat Pagesën e Kuotës së anëtarësisë për vitin 2024;

Të dhënat e trajnimit do t’u dërgohet në datën 22 Janar 2024, ora 15:00 vetëm atyre anëtarëve të cilët do të kenë kryer regjistrimin.

Formularin e regjistrimit mund ta gjeni më poshtë:

Shkarkoni Programin e trajnimit më poshtë: