EN
AL

IKM ju njofton se në zbatim të kërkesave të Ligjit Nr. 10901, Neni 25 dhe 52, si dhe kërkesave të Statutit të IKM:

Në datat 30 Tetor – 03 Nëntor 2023IKM do të organizojë trajnimin prej 20 orëve të Anëtarëve, në kuadër të trajnimeve të detyrueshme të Edukimit të Vijueshëm për periudhën 2023.

Trajnimi do të zhvillohet nëpërmjet një platforme elektronike në formatin e një webinar-i për seancat e trajnimit në datat 30 Tetor – 01 Nëntor.

Seancat e trajnimit më datë 02 – 03 Nëntor do të jenë hibride, ku do t’u mundësohet pjesëmarrja anëtarë si në auditor ose online nëpermjet platformës Zoom.

Afati i fundit për regjistrim do të jetë data 27 Tetor 2023, ora 14:00. Vendet në auditor janë të kufizuara. Mund të përcaktoni pjesëmarrjen tuaj në Formularin e Regjistrimit.

Për më tepër informacione mund të na kontaktoni në adresën e email-it ikm.alb@gmail.com;

Në përputhje me Nenin 22 të Statutit të IKM, njoftojmë të gjithë anëtarët për shlyerjen e kuotës së anëtarësimit për vitin 2023, për ata anëtarë që ende nuk e kanë shlyer.

Për regjistrimin në këtë trajnim, të gjithë të interesuarit duhet të plotësojnë formularin e regjistrimit brenda datës 27 Tetor 2023 në bazë të cilit do të  dërgohen të dhënat e regjistrimit ne webinar.

*Nuk do të pranohen regjistrime me email.

  1. Do të plotësoni të dhënat tuaja personale;

  2. Do të ngarkoni (upload) Mandat Pagesën e Tarifës së trajnimit (pa ngarkuar dokumentin nuk mund të përfundoni regjistrimin);

  3. Do të ngarkoni (upload) Mandat Pagesën e Kuotës së anëtarësisë për vitin 2023;

Të dhënat dhe linku i webinar-it do t’u dërgohet në datën 30 Tetor 2023, ora 15:00 vetëm atyre anëtarëve të cilët do të kenë kryer regjistrimin.

Formularin e regjistrimit mund ta gjeni më poshtë:

Shkarkoni Programin e trajnimit më poshtë: