EN
AL

Workshop Edukimi i Vijueshëm 24 Nëntor 2022

IKM ju njofton se në zbatim të kërkesave të Ligjit Nr. 10901, Neni 25 dhe 52, si dhe kërkesave të Statutit të IKM:

Në datën 24 Nëntor 2022IKM do të organizojë Workshop-in prej 4 orëve për Anëtarët, në kuadër të trajnimeve të detyrueshme të Edukimit të Vijueshëm për periudhën 2022.

Trajnimi do të zhvillohet nëpërmjet një platforme elektronike në formatin e një webinar-i.

Afati i fundit për regjistrim do të jetë data 24 Nëntor 2022. 

Për më tepër informacione mund të na kontaktoni në adresën e email-it ikm.alb@gmail.com;

Në përputhje me Nenin 36 dhe 40 të Statutit të IKM, njoftojmë të gjithë anëtarët për shlyerjen e kuotës së anëtarësimit për vitin 2022. Për të marrë pjesë në Workshop-in e Edukimit të Vijueshëm, së bashku me pagesën e tarifës së trajnimit do të kryhet dhe pagesa e kuotës vjetore.

Për regjistrimin në këtë trajnim, të gjithë të interesuarit duhet të plotësojnë formularin e regjistrimit brenda datës 24 Nëntor 2022 në bazë të cilit do të  dërgohen të dhënat e regjistrimit ne webinar.

*Nuk do të pranohen regjistrime me email.

  1. Do të plotësoni të dhënat tuaja personale;

  2. Do të ngarkoni (upload) Mandat Pagesën e Tarifës së trajnimit (pa ngarkuar dokumentin nuk mund të përfundoni regjistrimin);

  3. Do të ngarkoni (upload) Mandat Pagesën e Kuotës së anëtarësisë për vitin 2022;

Të dhënat dhe linku i webinar-it do t’u dërgohet në datën 24 Nëntor 2022, ora 15:00 vetëm atyre anëtarëve të cilët do të kenë kryer regjistrimin.

Formularin e regjistrimit mund ta gjeni më poshtë:

Shkarkoni Programin e trajnimit më poshtë: