Trajnimi i Edukimit të Vijueshëm Profesional 01 – 05 Dhjetor – Degët dhe Seksionet
- Data
- 1–5 dhjetor 2026
TRAJNIM I EDUKIMIT TË VIJUESHËM
Instituti i Kontabilistëve të Miratuar (IKM) njofton të gjithë anëtarët Kontabilistë të Miratuar se do të organizojë trajnimin e Edukimit të Vijueshëm Profesional për Kontabilistët e Miratuar të Degëve dhe Seksioneve, në datat 01–05 Dhjetor 2026. Programi përbëhet nga pesë sesione të zhvilluara online në pesë ditë të njëpasnjëshme, me kohëzgjatje totale prej 20 orësh, dhe trajton tema që lidhen drejtpërdrejt me punën e përditshme të kontabilistit: kontabilitetin dhe menaxhimin e riskut tatimor, legjislacionin doganor dhe deklaratat doganore, menaxhimin financiar të SME-ve, due diligence dhe vlerësimin e biznesit, si dhe përdorimin e Copilot në Microsoft Office dhe të mjeteve të inteligjencës artificiale, në përputhje me kërkesat për mbrojtjen e të dhënave personale.
Kontabiliteti dhe menaxhimi i riskut tatimor
Data: 01 Dhjetor 2026
Orari: 17:00 – 21:00
Kohëzgjatja: 4 orë
Lektori: Mirjeta Emini
Legjislacioni doganor dhe deklaratat doganore
Data: 02 Dhjetor 2026
Orari: 17:00 – 21:00
Kohëzgjatja: 4 orë
Lektori: Genti Çani
Menaxhimi financiar i SME-ve
Data: 03 Dhjetor 2026
Orari: 17:00 – 21:00
Kohëzgjatja: 4 orë
Lektorët: Era Halili, Nertila Çika, Ornela Kullolli
Due diligence dhe vlerësimi i biznesit
Data: 04 Dhjetor 2026
Orari: 17:00 – 21:00
Kohëzgjatja: 4 orë
Lektori: Emel Visha
Përdorimi i Copilot në Microsoft Office; inteligjenca artificiale – mjete dhe zbatime për kompaninë
Data: 05 Dhjetor 2026
Orari: 09:00 – 13:00
Kohëzgjatja: 4 orë
Lektorët: Prof. Asoc. Dr. Blerina Vika, Polina Çeço
INFORMACIONE TË RËNDËSISHME
- Të gjitha sesionet zhvillohen online, në platformën e përcaktuar nga IKM. Link-u u dërgohet pjesëmarrësve të regjistruar përpara fillimit të sesionit.
- Orët e trajnimit njihen në Edukimin e Vijueshëm Profesional si orë trajnimi të ndjekura pranë IKM, me frekuentimin e plotë të sesioneve përkatëse.
- Ndryshimet e mundshme në kalendarin e trajnimit u njoftohen pjesëmarrësve paraprakisht.
- Programi i detajuar, me objektivat dhe rezultatet e pritshme të trajnimit, gjendet te agjenda e trajnimit.
Portali i anëtarëve dhe llogaritë bankare
Regjistrimi në trajnim nëpërmjet portalit
Regjistrimi në trajnim kryhet nga profili i anëtarit në portalin e IKM, në faqen «Edukimi i Vijueshëm».
- Zgjedhja e sesionit. Te «Trajnimet» shfaqen trajnimet me regjistrime të hapura, me sesionet që i përkasin degës ose seksionit të anëtarit. Pasi zgjidhet sesioni, rishikohet përmbledhja dhe regjistrimi konfirmohet.
- Pagesa. Tarifa paguhet në BKT, në OTP Bank ose në arkën e IKM. Pas pagesës, te regjistrimi plotësohen të dhënat e pagesës dhe ngarkohet mandati i bankës ose mandati i arkëtimit.
- Konfirmimi. IKM e shqyrton pagesën dhe e konfirmon regjistrimin. Nëse pagesa ka nevojë për korrigjim, ajo kthehet bashkë me arsyen dhe, pas korrigjimit, ridorëzohet nga i njëjti regjistrim.
- Pas trajnimit. Pasi IKM shënon pjesëmarrjen, orët e trajnimit njihen në Edukimin e Vijueshëm të anëtarit. Në profil vihen në dispozicion materialet pas trajnimit, si dhe certifikata dhe pasqyra e trajnimit për t’u shkarkuar. Certifikata vjetore dhe pasqyra vjetore e Edukimit të Vijueshëm lëshohen në janar të vitit pasardhës.
Sqarime
- Regjistrimi pranohet deri në afatin e regjistrimit, për sa kohë ka vende të lira në sesion.
- Për çdo trajnim pranohet një regjistrim aktiv.
- Para dorëzimit të pagesës, anëtari mund ta anulojë regjistrimin në portal. Vendi lirohet për anëtarët e tjerë.
Për çdo paqartësi, IKM mund të kontaktohet në info@ikm.org.al ose në numrin +355 42 347 585.
Kredencialet e hyrjes u dërgohen anëtarëve me email në adresën e deklaruar gjatë regjistrimit, pas miratimit të anëtarësimit nga Komiteti i Regjistrimit dhe Licencimit.
Llogaritë bankare
Pagesat për IKM mund të kryhen në njërën nga llogaritë e mëposhtme. Numri i llogarisë dhe IBAN-i kopjohen me një klikim te butoni “Kopjo”.
OTP Bank Albania
ALLNumri i llogarisë
902455123020013904
IBAN
AL41902117974551230200139042
Banka Kombëtare Tregtare
ALLNumri i llogarisë
402013345
IBAN
AL6220511021013345CLOTCLALLA
Regjistrimi me formular online
Anëtarët që hasin vështirësi me regjistrimin në portal mund të regjistrohen në trajnim edhe nëpërmjet formularit online, brenda të njëjtit afat regjistrimi.