Kalo te përmbajtja
Hyr në portal

Trajnimi i Edukimit të Vijueshëm Profesional 24 – 26 Nëntor, 04 – 05 Dhjetor – Dega Tiranë

Data
24 nëntor – 5 dhjetor 2026

TRAJNIM I EDUKIMIT TË VIJUESHËM

Instituti i Kontabilistëve të Miratuar (IKM) njofton të gjithë anëtarët Kontabilistë të Miratuar se do të organizojë trajnimin e Edukimit të Vijueshëm Profesional për Kontabilistët e Miratuar të Degës Tiranë, në datat 24–26 Nëntor dhe 04–05 Dhjetor 2026. Programi përbëhet nga pesë sesione, me kohëzgjatje totale prej 20 orësh, dhe trajton tema që lidhen drejtpërdrejt me punën e përditshme të kontabilistit: kontabilitetin dhe menaxhimin e riskut tatimor, legjislacionin doganor dhe deklaratat doganore, menaxhimin financiar të SME-ve, due diligence dhe vlerësimin e biznesit, si dhe përdorimin e Copilot në Microsoft Office dhe të mjeteve të inteligjencës artificiale, në përputhje me kërkesat për mbrojtjen e të dhënave personale. Tre sesionet e para zhvillohen në sallë, ndërsa dy sesionet e fundit zhvillohen online.

Sesioni 1 · Në sallë

Kontabiliteti dhe menaxhimi i riskut tatimor

Data: 24 Nëntor 2026
Orari: 17:00 – 21:00
Kohëzgjatja: 4 orë
Lektori: Mirjeta Emini

Sesioni 2 · Në sallë

Legjislacioni doganor dhe deklaratat doganore

Data: 25 Nëntor 2026
Orari: 17:00 – 21:00
Kohëzgjatja: 4 orë
Lektori: Genti Çani

Sesioni 3 · Në sallë

Menaxhimi financiar i SME-ve

Data: 26 Nëntor 2026
Orari: 17:00 – 21:00
Kohëzgjatja: 4 orë
Lektorët: Nertila Çika, Ornela Kullolli

Sesioni 4 · Online

Due diligence dhe vlerësimi i biznesit

Data: 04 Dhjetor 2026
Orari: 17:00 – 21:00
Kohëzgjatja: 4 orë
Lektori: Emel Visha

Sesioni 5 · Online

Përdorimi i Copilot në Microsoft Office; inteligjenca artificiale – mjete dhe zbatime për kompaninë

Data: 05 Dhjetor 2026
Orari: 09:00 – 13:00
Kohëzgjatja: 4 orë
Lektorët: Prof. Asoc. Dr. Blerina Vika, Polina Çeço

INFORMACIONE TË RËNDËSISHME

  • Sesionet e 24, 25 dhe 26 Nëntorit zhvillohen në sallë. Vendi i zhvillimit u njoftohet pjesëmarrësve me email.
  • Sesionet e 04 dhe 05 Dhjetorit zhvillohen online. Link-u u dërgohet pjesëmarrësve të regjistruar përpara fillimit të sesionit.
  • Orët e trajnimit njihen në Edukimin e Vijueshëm Profesional si orë trajnimi të ndjekura pranë IKM, me frekuentimin e plotë të sesioneve përkatëse.
  • Ndryshimet e mundshme në kalendarin e trajnimit u njoftohen pjesëmarrësve paraprakisht.
  • Programi i detajuar, me objektivat dhe rezultatet e pritshme të trajnimit, gjendet te agjenda e trajnimit.

Portali i anëtarëve dhe llogaritë bankare

Regjistrimi në trajnim nëpërmjet portalit

Regjistrimi në trajnim kryhet nga profili i anëtarit në portalin e IKM, në faqen «Edukimi i Vijueshëm».

Hyr në portal

  1. Zgjedhja e sesionit. Te «Trajnimet» shfaqen trajnimet me regjistrime të hapura, me sesionet që i përkasin degës ose seksionit të anëtarit. Pasi zgjidhet sesioni, rishikohet përmbledhja dhe regjistrimi konfirmohet.
  2. Pagesa. Tarifa paguhet në BKT, në OTP Bank ose në arkën e IKM. Pas pagesës, te regjistrimi plotësohen të dhënat e pagesës dhe ngarkohet mandati i bankës ose mandati i arkëtimit.
  3. Konfirmimi. IKM e shqyrton pagesën dhe e konfirmon regjistrimin. Nëse pagesa ka nevojë për korrigjim, ajo kthehet bashkë me arsyen dhe, pas korrigjimit, ridorëzohet nga i njëjti regjistrim.
  4. Pas trajnimit. Pasi IKM shënon pjesëmarrjen, orët e trajnimit njihen në Edukimin e Vijueshëm të anëtarit. Në profil vihen në dispozicion materialet pas trajnimit, si dhe certifikata dhe pasqyra e trajnimit për t’u shkarkuar. Certifikata vjetore dhe pasqyra vjetore e Edukimit të Vijueshëm lëshohen në janar të vitit pasardhës.

Sqarime

  • Regjistrimi pranohet deri në afatin e regjistrimit, për sa kohë ka vende të lira në sesion.
  • Për çdo trajnim pranohet një regjistrim aktiv.
  • Para dorëzimit të pagesës, anëtari mund ta anulojë regjistrimin në portal. Vendi lirohet për anëtarët e tjerë.

Për çdo paqartësi, IKM mund të kontaktohet në info@ikm.org.al ose në numrin +355 42 347 585.

Kredencialet e hyrjes u dërgohen anëtarëve me email në adresën e deklaruar gjatë regjistrimit, pas miratimit të anëtarësimit nga Komiteti i Regjistrimit dhe Licencimit.

Llogaritë bankare

Pagesat për IKM mund të kryhen në njërën nga llogaritë e mëposhtme. Numri i llogarisë dhe IBAN-i kopjohen me një klikim te butoni “Kopjo”.

OTP Bank Albania

ALL

Numri i llogarisë

902455123020013904

IBAN

AL41902117974551230200139042

Banka Kombëtare Tregtare

ALL

Numri i llogarisë

402013345

IBAN

AL6220511021013345CLOTCLALLA

Regjistrimi me formular online

Anëtarët që hasin vështirësi me regjistrimin në portal mund të regjistrohen në trajnim edhe nëpërmjet formularit online, brenda të njëjtit afat regjistrimi.

Formulari i regjistrimit