Kodi i Etikës është hartuar në përputhje me Kodin e Etikës së IFAC dhe është pranuar nga anëtarët e Institutit të Kontabilistëve të Miratuar si Kodi i Etikës së Kontabilistëve të Miratuar anëtarë të IKM në mbledhjen e përgjithshme të anëtarësisë në vitin 2011. Ai është përditësuar me ndryshimet e Kodit të Etikës të publikuar nga IFAC në vitin 2021, i cili ka hyrë në fuqi në vitin 2022. Kërkesat dhe parashikimet e tij janë të detyrueshme për Kontabilistët e Miratuar dhe për kandidatët për Kontabilist të Miratuar që janë anëtarë të IKM.
Anëtarët e IKM mund të përdorin edhe Kodin e Etikës të botuar nga IFAC në gjuhën angleze ose përkthimin e tij në gjuhën shqipe, duke zbatuar kërkesat e tij me të njëjtën fuqi dhe detyrim si ato të këtij Kodi.