Kuadri Ligjor
Veprimtaria e Institutit të Kontabilistëve të Miratuar mbështetet në Statutin e tij, ndërsa profesioni i Kontabilistit të Miratuar rregullohet nga ligjet e mëposhtme. Për secilin ligj, lidhja çon te teksti i përditësuar në Qendrën e Botimeve Zyrtare (qbz.gov.al).
Statuti
Instituti i Kontabilistëve të Miratuar është regjistruar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me Vendimin Nr. 1590, datë 18.05.2000, si organizatë jofitimprurëse dhe joqeveritare, krijuar në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr. 8788, datë 07.05.2001 “Për Organizatat Jofitimprurëse”, i ndryshuar. Instituti grupon Kontabilistët e Miratuar, Shoqëritë e Kontabilitetit dhe kandidatët për Kontabilist të Miratuar që e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me Ligjin Nr. 10091, datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar”, i ndryshuar me Ligjin Nr. 47/2016 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr. 10091, datë 05.03.2009, i ndryshuar”, si dhe me çdo ligj tjetër që rregullon profesionin.