EN
AL

Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme – Shtator 2022

Të nderuar anëtarë,
Në përputhje dhe në zbatim të Statutit të IKM, më datë 30 Shtator 2022, do të zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e anëtarëve të Institutit të Kontabilisteve te Miratuar. Në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme do të marrin pjesë ata anëtarë, pjesë e Regjistrit Publik, të cilët kanë shlyer detyrimet statutore dhe janë zgjedhur si Përfaqësues në mbledhjet e Degëve dhe Seksioneve gjatë muajit Shtator 2022 në përputhje me Statutin e IKM.
Asambleja e Përgjithshme, është takimi më i rëndësishëm për anëtarët e Institutit të Kontabilistëve të Miratuar, ku do të prezantohet rendi i ditës si më poshtë:
Raporti i Këshillit Drejtues mbi veprimtaritë e vitit 2021;
Pasqyrat Financiare për vitin 2021;
Projekt plani i veprimtarisë se IKM për periudhën Bazuar në objektivat e IKM për vitin 2023;
Raporti i Komitetit të Auditimit të Brendshëm;
Raporti i Komitetit të Kontrollit të Cilësisë;
Realizimi i Buxhetit për vitin 2022;
Projekt buxheti i vitit 2023;
Çështje të tjera.
Informacioni për vendndodhjen dhe orarin e zhvillimit të Asamblesë së Përgjithshme do t’u dërgohem me email anëtarëve në ditët në vijim.

Kriteret për të marrë pjesë në trajnim:

  1. Anëtarësimi në një Organizatë Profesionale të Kontabilistëve të Miratuar të njohur nga BMP (Organizatat e njohura (http://www.bmp.al/ikm/)Nëse jeni të regjistruar si kandidat kaloni te Pika 2.

Për t’u anëtarësuar në IKM duhet të plotësoni dokumentacionin e listuar në seksionin Anëtarësia > Anëtarësimi – Kandidat për Kontabilist të Miratuar (https://www.ikm.org.al/kandidatet-per-km/).

Regjistrimi si kandidat do të kryhet nëpërmjet Formularit të regjistrimit, i cili mund te gjendet në linkun: https://form.jotform.com/Instituti_Kontabilisteve/formular-rregjistrimi-kandidat

  1. Pagesa e Tarifës së trajnimit.

Llogaritë bankare mund t’i gjeni në Linkun: https://www.ikm.org.al/kontakt/

  1. Plotësimi i Formularit të Regjistrimit për trajnimin (Formularin mund ta aksesoni duke klikuar në butonin më poshtë).

Regjistrimet janë të hapura deri më datën 07 Tetor 2022.

Për çdo informacion në lidhje me regjistrimin dhe pjesëmarrjen në trajnim kontaktoni në adresën:ikm.alb@gmail.com ose info@ikm.org.al ose me telefon në sekretarinë e IKM Tel: +355 4 234 7585; Cel: +355 69 480 0551