Në datat 15-16 Nëntor 2023 në Vjenë të Austrisë u zhvillua mbledhja e zakonshme e Këshillit të Federatës Ndërkombëtare të Kontabilisteve (IFAC).
Në këtë mbledhje IKM u përfaqësua nga Presidenti i tij Prof Dr. Sotiraq Dhamo dhe Drejtori Ekzekutiv Dashamir Begaj.
Agjenda e takimit përfshinte raporte, prezantime, dhe sesione tematike mbi tema të ndryshme të interesit për profesionin e kontabilitetit.
Dita e parë, 15 nëntor 2023 filloi me fjalimin e përshëndetës nga Presidentja Asmâa Resmouki dhe Këshilltari Ligjor Benoît Merkt.
Pas kësaj, u mbajt raporti nga Presidentja Asmâa Resmouki për ngjarjet që kanë ndodhur që nga takimi i mëparshëm dhe një raport nga Kryetarja e Komitetit të Përzgjedhjeve, përfshirë rekomandimet për zgjedhjen e Bordit të IFAC dhe miratimin e anëtarësisë së Komitetit të Përzgjedhjeve.
CEO i IFAC, Kevin Dancey, prezantoi një raport të shkruar mbi planet dhe veprimtarinë e IFAC për vitin 2024 dhe një prezantim mbi veprimtarinë e IFAC në vitet 2018-2023 dhe planet për të ardhmen.
Përgjegjësja e Financave, Helen Partridge, prezantoi një raport mbi arritjet financiare kundrejt treguesve të miratuar të buxhetit për vitin 2023 dhe miratimin e treguesve të përgjithshëm të buxhetit për vitin 2024. Gjithashtu, Kryetari i Komitetit të Auditimit prezantoi raportin e auditimit të aktivitetit të IFAC për periudhën.
Pas kësaj prezantuan raportet dhe propozimet nga bordet, komitetet dhe grupet e punës të IFAC për ndryshimet e propozuara në Statut dhe Rregullore, rekomandimet për pranimin e anëtarëve të rinj të IFAC, dhe rekomandimet për zbatimin e dispozitave.
Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve (IFAC) njoftoi për anëtarin më të ri të Bordit dhe disa ri nominime në Bord..
Anëtarët e rinj të Bordit IFAC dhe ri nominimet e Bordit janë:
Khalilullah Shaikh (Instituti i Kontabilistëve të Miratuar të Pakistanit, Pakistan) u zgjodh anëtar i ri i Bordit
Rinovimet në Bordin IFAC:
- Atul Gupta (Instituti i Kontabilistëve të Miratuar të Indisë, India)
- Kohei Kan (Instituti Japonez i Kontabilistëve Publikë të Miratuar, Japoni)
- Chiara Mio (Consiglio Nazionale dei Dottori Commercialisti e degli Esperti Contabili, Itali)
- Taryn Rulton (Kontabilistë të Miratuar Australia & New Zealand, Australia)
Përveç zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Bordit, Këshilli i IFAC gjithashtu miratoi organizatat e reja anëtare dhe organizatat e anëtareve të asociuar.
Anëtarët e Rinj të IFAC:
- Ordem dos Contabilistas e Auditores de Moçambique (OCAM) – Mozambik
- Palestinian Association of Certified Public Accountants (PACPA) – Palestinë
Anëtar shok të Rinj:
Namibia Institute for Professional Accountants (NIPA) – Namibi
Dita e dytë, 16 nëntor 2023 filloi me seancën e programit të Direct Thinking të IFAC, me një fokus në qëndrueshmëri, riformatimin e profesionit të kontabilitetit, rolin e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit dhe aspekte të tjera të interesit profesional dhe publik.
Takimi përfundoi me komentet e Presidentes dhe të Zëvendës-Presidentit të IFAC.
Gjate dy ditëve te mbledhjes përfaqësuesit e IKM zhvilluan takime me përfaqësuesen e IFAC e cila është përgjegjëse për marrëdhëniet me organizatat profesionale të KM, Znj. Sarah Gagnon si dhe me përfaqësues të OP të vendeve të tjera si Kosovë, Mali i Zi, Greqi, etj.
Në takimin me përfaqësuesen e IFAC u diskutua për tendencat dhe zhvillimet aktuale kryesore kombëtare të cilat ndikojnë në IKM dhe profesionin e KM. Gjithashtu u diskutua për prioritet, sfidat kryesore për arritjen e prioriteteve dhe disa suksese të IKM. Në këtë takim u informua e në lidhje me ecurinë e IKM, me projektet e ardhshme ne kuadër te marrëdhënieve me bankën botërore për outsourcing, për IFRS dhe kontabilitetin ligjor. Po ashtu u informua edhe ne lidhje me zhvillimet e fundit ne kuadër te rregullimit te procesit të provimeve për hyrjen në profesion, për përkthimin e Kodit të ripunuar të etikës të IFAC, etj. Përfaqësuesja e IFAC vlerësoi shumë pozitivisht performancën e IKM dhe mbështetjen që IKM i jep punës dhe aktiviteteve të IFAC, si dhe shprehu gatishmërinë në lidhje me mbështetjen për ofrimin e këshillave teknike kur të jetë nevoja t’i kërkohen prej IKM, për mbështetjen në marrëdhëniet e IKM me Banken Botërore, si dhe me OP e tjera anëtarë të IFAC.
Leave a Reply