Mbledhja e Këshillit të Zgjeruar të Kryetarëve të Degëve dhe Seksioneve
Më datë 18 Korrik 2023, në zyrat e IKM u zhvillua mbledhja e Këshillit të Zgjeruar të Degëve dhe Seksioneve. Në këtë mbledhje, ku morrën pjesë anëtarët e Keshillit të Drejtimit dhe Kryetarët e Degëve dhe Seksioneve, u diskutua rreth problematikave aktuale të Kontabilistëve të Miratuar, ku ndër çështjet kryesore ishin; Dorëzimi i Pasqyrave Financiare, Problematika të hasura gjatë procesit të Fiskalizimit, informaliteti dhe kontrabanda në profesion.
Në përputhje dhe me Rendin e Ditës u morrën vendimet e mëposhtme:
- Zhvillimi i mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme gjatë muajit Shtator 2023;
- Zhvillimi i mbledhjeve të Degëve dhe Seksioneve si dhe përzgjedhja e përfaqësuesve për në Asamblenë e Përgjithshme gjatë muajit Shtator 2023;
- Organizimi dhe zhvillimi i nje Workshop lidhur me Ligjin e ri për Tatimin mbi Fitimin dhe Udhëzimin e Ligjit gjatë mbledhjeve të Degëve dhe Seksioneve.
Leave a Reply