EN
AL

Shprehje interesi – Kandidatura per Keshillin Kombetar te Kontabilitetit

Në përputhje me Urdhrin Nr. 01, datë 23.01.2024 të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë “Për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit”, ka filluar procesi i përzgjedhjes së anëtarëve, të cilët janë subjekt i propozimeve të Organizatave Profesionale të Kontabilistëve të Miratuar.

Njoftimin mund ta gjeni në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në Buletinit e Njoftimeve Zyrtare ë Qendrës së Botimeve Zyrtare dhe në faqen zyrtare të Keshillit Kombetar të Kontabilitetit.

Në njoftim janë të percaktuara kriteret dhe kërkesat e posacme që duhet të permbushë një kandidat për të qenë anëtar i Këshillit, mbeshtetur në Nenin 3 të Vendimit të Keshillit ë Ministrave Nr. 505, datë 17.07.2019. Përvec kritereve të përcaktuara në njoftim, kandidatët, të cilët do të propozohen nga Instituti i Kontabilistëve të Miratuar duhet të plotesojnë kriteret e ëposhtme:

  • Të kenë 5 (pesë) vite anëtarësi në IKM si Kontabilist i Miratuar Aktiv;
  • Të kenë përmbushur/shlyer të gjitha kërkesat dhe detyrimet statutore e ligjore ndaj IKM;
  • Të jenë të regjistruar në Regjistrin Publik të IKM;

Dorëzimi i të gjitha dokumenteve  të listuara në Urdhrin Nr. 1, datë23.01.2024, do të bëhet fizikisht në zyrat e IKM ose me postë në adresën e IKM, brenda datës 08 Shkurt 2024.

Dokumentacioni i dorëzuar për kandidim do të vlerësohet nga një Komision Ad-Hoc.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *