EN
AL

Trajnimet e Hyrjes në Profesion – Prill 2024

IKM njofton të gjithë të interesuarit që duan të marrin pjesë në Provimet e Aftësive Profesionale për Kontabilist të Miratuar, fillimin e trajnimeve për Standardet Kombëtare të Kontabilitetit (05 – 14 Prill 2024) dhe Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (18 – 21 Prill 2024), si pjesë e kërkesave për Hyrjen në Profesion.

Trajnimet do të zhvillohen ne auditor.  Kalendari do të jetë si më poshtë:

Standardet Kombëtare të Kontabilitetit:

Java e parë: 05 – 07 Prill 2024;

Java e dytë: 12 – 14 Prill 2024;

Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar:

18 – 21 Prill 2024;

Kandidatët për KM duhet të ndjekin trajnimet e Hyrjes në Profesion në fushën e Standardeve Kombëtare Kontabilitetit dhe Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, të organizuar nga një Organizatat Profesionale të Kontabilistëve të Miratuar të njohura nga BMP, në të cilën individi duhet të anëtarësohet.

Kriteret për të marrë pjesë në trajnim:

  1. Anëtarësimi në një Organizatë Profesionale të Kontabilistëve të Miratuar të njohur nga BMP (Organizatat e njohura (http://www.bmp.al/ikm/)Nëse jeni të regjistruar si kandidat kaloni te Pika 2.

Për t’u anëtarësuar në IKM duhet të plotësoni dokumentacionin e listuar në seksionin Anëtarësia > Anëtarësimi – Kandidat për Kontabilist të Miratuar (https://www.ikm.org.al/kandidatet-per-km/).

Regjistrimi si kandidat do të kryhet nëpërmjet Formularit të regjistrimit, i cili mund te gjendet në linkun: https://form.jotform.com/Instituti_Kontabilisteve/formular-regjistrimi-kandidat

  1. Pagesa e Tarifës së trajnimit.

Llogaritë bankare mund t’i gjeni në Linkun: https://www.ikm.org.al/kontakt/

  1. Plotësimi i Formularit të Regjistrimit për trajnimin (Formularin mund ta aksesoni duke klikuar në butonin më poshtë).

Regjistrimet janë të hapura deri më datën 05 Prill 2024

Për çdo informacion në lidhje me regjistrimin dhe pjesëmarrjen në trajnim kontaktoni në adresën: ikm.alb@gmail.com ose info@ikm.org.al ose me telefon në sekretarinë e IKM Tel: +355 4 234 7585; Cel: +355 69 480 0551

Formularin e regjistrimit mund ta gjeni më poshtë:

Shkarkoni Programin e SKK