Tiranë, më 30 Shtator 2023
Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të IKM
Vendim Nr. 1/2023
Në përfundim të mbledhjes së Asamblesë së përgjithshme u morën vendimet e mëposhtme:
- Miratohet Raporti i zhvillimit të aktivitetit dhe i veprimtarisë të Këshillit të Drejtimit dhe të Drejtorit Ekzekutiv për periudhën Shtator 2022 – Shtator 2023;
- Miratohet Raporti i Audituesit të Jashtëm;
- Miratohet Raporti i Komitetit të Kontrollit të Cilësisë;
- Miratohet Raporti i Komisionit Ad-Hoc për përputhshmërinë e organeve drejtuese;
- Miratohen Pasqyrat Financiare për vitin që mbyllet në 31.12.2022;
- Miratohet Buxheti i pritshëm i vitit 2023;
- Miratohet Projekt-Buxheti i vitit 2024;
- Miratohet plani i veprimit i IKM për vitin 2024;
- Zgjidhen anëtarë të Komitetit të Kontrollit të Cilësisë:
- Andi Kujtim Pacani – Kryetar
- Ornela Musa Kullolli – Anëtare
- Eda Luan Abazi – Anëtare
- Zgjidhet anëtari i Komitetit të Auditimit të Brendshëm:
- Ervin Koço Themeli
Leave a Reply