EN
AL

Vendndodhja për Provimin I – 8 Qershor 2024

Njoftohen të gjithë kandidatët për Auditues Ligjor/Kontabilist i Miratuar që do të marrin pjesë në provimin e datës 08 Qershor 2024 “ Zbatimi në praktikë i legjislacionit mbi të drejtën civile, të drejtën penale, legjislacionit tregtar dhe të drejtën e punës në Republikën e Shqipërisë, në masën që këto i interesojnë profesionit të auditimit ligjor të pasqyrave financiare”, se provimi do të zhvillohet në ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës me adresë në Bulevardin Gjergj Fishta 52, Tiranë.

Provimi do të zhvillohet nga ora 11:00 deri në orën 14:00.

Tarifa e provimit do të kryhet në llogarinë bankare me detajet e mëposhtme:

Banka: BKT
Emërtimi: Bordi i Mbikëqyrjes Publike
Nr. i llogarisë: 434003100
IBAN: AL4520511344003100CLOTCLALLI
Përshkrimi: Tarifë për provimin për KM [Emërtimi i provimit]
Tarifa e provimit I: 25,000 lekë

Afati i fundit i pranimit të pagesave dhe dorëzimit të mandatit të pagesës për këtë provim do të jetë data 05 Qershor 2024, ora 15:00.

Ju lutemi të dorëzoni një kopje elektronike të skanuar të dokumentit bankar që vërteton kryerjen e pagesës pranë Sekretarisë Teknike të KPAP-së & Strukturës Mbështetëse të Bordit të Mbikëqyrjes Publike brenda afatit të sipërcituar. (sekretaria.teknike.kpap@ieka.al & info@bmp.al)

Kandidatët duhet të kenë me vete ditën e provimit një dokument identifikimi (pasaportë ose kartë ID), makinë llogaritëse si dhe mandatin që vërteton kryerjen e pagesës së provimit dhe duhet të paraqiten së paku 1 orë përpara fillimit të provimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *