Kalo te përmbajtja
Hyr në portal

Kandidatë për Kontabilist të Miratuar – Informacion

Provimet e Aftësive Profesionale

Provimet administrohen nga Komisioni i Provimeve të Aftësive Profesionale (KPAP) dhe Bordi i Mbikëqyrjes Publike (BMP). Pyetjet për kriteret, regjistrimin dhe pagesat drejtohen te info@bmp.al ose kpap@bmp.al.

IKM njofton të gjithë kandidatët e interesuar për marrjen e titullit “Kontabilist i Miratuar” se kalendari i datave për provimet e aftësive profesionale sipas disiplinave për sezonin 2022- 2023 është publikuar dhe mund të lexoni më shumë në:

Kriteret për regjistrimin në Provimet e Aftësive Profesionale përcaktohen në Nenin 49 të Ligjit 10091/2009, i ndryshuar, dhe në rregulloret e BMP.

Për të ndjekur kursin e kualifikimit në fushën e Standardeve Kombëtare të Kontabilitetit (SKK) dhe Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF) pranë IKM, ju duhet të anëtarësoheni si Kandidat për Kontabilist të Miratuar.

Për t’u anëtarësuar në IKM duhet të plotësoni dokumentacionin e listuar në seksionin Anëtarësia > Anëtarësimi – Kandidat për Kontabilist të Miratuar (https://www.ikm.org.al/kandidatet/anetaresimi/).

  1. Kopje e Diplomës së Nivelit të dytë ose ekuivalente e saj (DIND);
  2. Kopje e Dokumentit të Identifikimit (ID), pasaportës ose letërnjoftimi;
  3. CV personale në gjuhën shqipe;
  4. Fotografi digitale 4 cm x 5 cm (fotografi për dokument);
  5. Vërtetimi i pagesës së tarifës (Mandat Pagesë)

Shënim: Informacionin në lidhje me Kuotën e anëtarësimit dhe llogaritë bankare mund t’i gjeni në linkun  https://www.ikm.org.al/kandidatet/anetaresimi/

Pasi të keni përgatitur dokumentacionin e kërkuar më sipër, do të plotësoni “Formularin e Regjistrimit” në linkun e mëposhtëm:

Kërkesa juaj për anëtarësim do të shqyrtohet nga Komiteti i Regjistrimit dhe Licencimit të IKM dhe ju do të njoftoheni në një moment të dytë për aprovimin e saj.

Programi dhe kalendari i trajnimeve të detyrueshme në Standardet Kombëtare të Kontabilitetit (SKK) dhe Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF) si pjesë e kritereve për të marrë pjesë në Provimet e Aftësive Profesionale për Kontabilist të Miratuar (KM) është publikuar në faqen e web-it të IKM:

Për çdo informacion në lidhje me regjistrimin dhe pjesëmarrjen në trajnim kontaktoni në adresën: ikm.alb@gmail.com ose info@ikm.org.al ose me telefon në sekretarinë e IKM Tel: +355 4 234 7585; Cel: +355 69 480 0551