Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme – 03 Tetor 2026

Të nderuar anëtarë,

Në përputhje dhe në zbatim të Nenit 8 të Statutit të IKM, më datë 03 Tetor 2026, do të zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e anëtarëve të Institutit të Kontabilistëve të Miratuar.

Në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme do të marrin pjesë të gjithë ata anëtarë Kontabilistë të Miratuar, të cilët në datën e njoftimit për thirrjen e Asamblesë së Përgjithshme, janë pjesë e Regjistrit Publik të IKM dhe janë zgjedhur si përfaqësues në mbledhjet e Degëve dhe Seksioneve gjatë muajit Shtator 2026 në përputhje me kërkesat e Statutit.

Asambleja e Përgjithshme është takimi më i rëndësishëm për anëtarët e Institutit të Kontabilistëve të Miratuar, ku do të prezantohet rendi i ditës si më poshtë:

Rendi i ditës

  1. Raporti i Këshillit Drejtues mbi veprimtaritë e periudhës Shtator 2025 – Shtator 2026;
  2. Pasqyrat Financiare për vitin 2025;
  3. Projekt plani i veprimtarisë së IKM bazuar në objektivat e IKM për vitin 2027;
  4. Raporti i Audituesit të Jashtëm;
  5. Raporti i Komitetit të Kontrollit të Cilësisë;
  6. Raporti i Komitetit të Auditimit të Brendshëm;
  7. Realizimi i Buxhetit për periudhën Janar – Gusht 2026;
  8. Projekt buxheti i vitit 2027;
  9. Miratimi i ndryshimeve në Statutin e IKM;
  10. Miratimi i Rregullores së Komitetit të Kontrollit të Cilësisë;
  11. Miratimi i pranimit të Kodit të Etikës, versioni 2025;

Informacioni për vendndodhjen dhe orarin e zhvillimit të Asamblesë së Përgjithshme do t’u dërgohet me email anëtarëve pjesëmarrës në javët në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *