Në perputhje me Rregulloren Nr. 06, datë 07.09.2018 “Për Edukimin dhe Kualifikimin Profesional”, e ndryshuar si dhe në bazë të vendimit Nr. 1 të Këshillit të Drejtimit, shpall thirrjen për lektor të Edukimit të Vijueshëm. Programin dhe kalendarin e temave të Edukimit të Vijueshëm për vitin 2024 do të mund ta gjeni në link-un Programi i Edukimit te Vijueshem 2024 – IKM
Aplikuesit duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
-
Të jenë shtetas shqiptar me banim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë;
-
Të kenë zotësi për të vepruar;
-
Të kenë përfunduar studimet universitare të ciklit të dytë ose të zotërojë diplomë universitare të ekuivalentuar me këtë nivel në profilet auditim, kontabilitet ose financë, si dhe të ketë jo më pak se 5 vite përvojë pune të përgjithshme në fushën e raportimit financiar ose auditimit ligjor;
-
Të kenë përvojë pune të lidhur ngushtë me temëm që do të trajtojnë;
-
Të mos jenë marrë masa disiplinore të largimit nga puna për shkak të një shkelje të rëndë disiplinore gjatë dy viteve të fundit, kur kjo dispozitë është e aplikueshme;
-
Të mos jenë të dënuar apo të ndjekur penalisht nga organet e drejtësisë;
Dokumentacioni i nevojshëm që duhet të paraqesë kandidati:
-
Dokument Identifikimi;
-
Jetëshkrim (CV në gjuhën shqipe);
-
Fotokopje e diplomës;
-
Dëshmi Penaliteti ose vetë-deklarim të gjendjes gjyqësore;
-
Një ekstrakt i shkurtër i temës që do të trajtojnë, ku të perfshihet dhe struktura e propozuar e zhvillimit të trajnimit.
Dorëzimi i të gjitha dokumenteve të sipërcituara do të bëhet në adresën info@ikm.org.al brenda datës 20.01.2024. Dorëzimi i dokumentacionit përbën kusht për kualifikimin e kandidatit në procedurë.
Leave a Reply