Trajnimi i Edukimit të Vijueshëm Profesional 26 Nëntor – 04 Dhjetor – Degët dhe Seksionet
- Data
- 26 nëntor – 4 dhjetor 2026
TRAJNIM I EDUKIMIT TË VIJUESHËM
Instituti i Kontabilistëve të Miratuar (IKM) njofton të gjithë anëtarët Kontabilistë të Miratuar se do të organizojë trajnimin e Edukimit të Vijueshëm Profesional për Kontabilistët e Miratuar të Degëve dhe Seksioneve, në periudhën 26 Nëntor – 04 Dhjetor 2026. Programi përbëhet nga pesë sesione të zhvilluara online, me kohëzgjatje totale prej 20 orësh, dhe trajton tema që lidhen drejtpërdrejt me punën e përditshme të kontabilistit: kontabilitetin dhe menaxhimin e riskut tatimor, legjislacionin doganor dhe deklaratat doganore, menaxhimin financiar të SME-ve, due diligence dhe vlerësimin e biznesit, si dhe përdorimin e Copilot në Microsoft Office dhe të mjeteve të inteligjencës artificiale, në përputhje me kërkesat për mbrojtjen e të dhënave personale.
Përdorimi i Copilot në Microsoft Office; inteligjenca artificiale – mjete dhe zbatime për kompaninë
Data: 26 Nëntor 2026
Orari: 17:00 – 21:00
Kohëzgjatja: 4 orë
Lektorët: Prof. Asoc. Dr. Blerina Vika, Polina Çeço
Due diligence dhe vlerësimi i biznesit
Data: 01 Dhjetor 2026
Orari: 17:00 – 21:00
Kohëzgjatja: 4 orë
Lektori: Emel Visha
Legjislacioni doganor dhe deklaratat doganore
Data: 02 Dhjetor 2026
Orari: 17:00 – 21:00
Kohëzgjatja: 4 orë
Lektori: Genti Çani
Kontabiliteti dhe menaxhimi i riskut tatimor
Data: 03 Dhjetor 2026
Orari: 17:00 – 21:00
Kohëzgjatja: 4 orë
Lektori: Mirjeta Emini
Menaxhimi financiar i SME-ve
Data: 04 Dhjetor 2026
Orari: 17:00 – 21:00
Kohëzgjatja: 4 orë
Lektorët: Era Halili, Nertila Çika, Ornela Kullolli
INFORMACIONE TË RËNDËSISHME
- Të gjitha sesionet zhvillohen online, në platformën e përcaktuar nga IKM. Link-u u dërgohet pjesëmarrësve të regjistruar përpara fillimit të sesionit.
- Orët e trajnimit njihen në Edukimin e Vijueshëm Profesional si orë trajnimi të ndjekura pranë IKM, me frekuentimin e plotë të sesioneve përkatëse.
- Ndryshimet e mundshme në kalendarin e trajnimit u njoftohen pjesëmarrësve paraprakisht.
- Programi i detajuar, me objektivat dhe rezultatet e pritshme të trajnimit, gjendet te agjenda e trajnimit.
Portali i anëtarëve dhe llogaritë bankare
Regjistrimi në trajnim nëpërmjet portalit
Regjistrimi në trajnim kryhet nga profili i anëtarit në portalin e IKM, në faqen «Edukimi i Vijueshëm».
- Zgjedhja e sesionit. Te «Trajnimet» shfaqen trajnimet me regjistrime të hapura, me sesionet që i përkasin degës ose seksionit të anëtarit. Pasi zgjidhet sesioni, rishikohet përmbledhja dhe regjistrimi konfirmohet.
- Pagesa. Tarifa paguhet në BKT, në OTP Bank ose në arkën e IKM. Pas pagesës, te regjistrimi plotësohen të dhënat e pagesës dhe ngarkohet mandati i bankës ose mandati i arkëtimit.
- Konfirmimi. IKM e shqyrton pagesën dhe e konfirmon regjistrimin. Nëse pagesa ka nevojë për korrigjim, ajo kthehet bashkë me arsyen dhe, pas korrigjimit, ridorëzohet nga i njëjti regjistrim.
- Pas trajnimit. Pasi IKM shënon pjesëmarrjen, orët e trajnimit njihen në Edukimin e Vijueshëm të anëtarit. Në profil vihen në dispozicion materialet pas trajnimit, si dhe certifikata dhe pasqyra e trajnimit për t’u shkarkuar. Certifikata vjetore dhe pasqyra vjetore e Edukimit të Vijueshëm lëshohen në janar të vitit pasardhës.
Sqarime
- Regjistrimi pranohet deri në afatin e regjistrimit, për sa kohë ka vende të lira në sesion.
- Për çdo trajnim pranohet një regjistrim aktiv.
- Para dorëzimit të pagesës, anëtari mund ta anulojë regjistrimin në portal. Vendi lirohet për anëtarët e tjerë.
Për çdo paqartësi, IKM mund të kontaktohet në info@ikm.org.al ose në numrin +355 42 347 585.
Kredencialet e hyrjes u dërgohen anëtarëve me email në adresën e deklaruar gjatë regjistrimit, pas miratimit të anëtarësimit nga Komiteti i Regjistrimit dhe Licencimit.
Llogaritë bankare
Pagesat për IKM mund të kryhen në njërën nga llogaritë e mëposhtme. Numri i llogarisë dhe IBAN-i kopjohen me një klikim te butoni “Kopjo”.
OTP Bank Albania
ALLNumri i llogarisë
902455123020013904
IBAN
AL41902117974551230200139042
Banka Kombëtare Tregtare
ALLNumri i llogarisë
402013345
IBAN
AL6220511021013345CLOTCLALLA
Regjistrimi me formular online
Anëtarët që hasin vështirësi me regjistrimin në portal mund të regjistrohen në trajnim edhe nëpërmjet formularit online, brenda të njëjtit afat regjistrimi.