EN
AL

Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme – 04 Tetor 2025

Të nderuar anëtarë,

 

Në përputhje dhe në zbatim të Nenit 8 të Statutit të IKM, më datë 04 Tetor 2025, do të zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e anëtarëve të Institutit të Kontabilistëve të Miratuar.

Në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme do të marrin pjesë të gjithë ata anëtarë Kontabilist të Miratuar, të cilët në datën e njoftimit për thirrjen e Asamblesë së Përgjithshme, janë pjesë e Regjistrit Publik të IKM dhe janë zgjedhur si përfaqësues në mbledhjet e Degëve dhe Seksioneve gjatë muajit Shtator 2024 në përputhje me kërkesat e Statutit.

 

Asambleja e Përgjithshme, është takimi më i rëndësishëm për anëtarët e Institutit të Kontabilistëve të Miratuar, ku do të prezantohet rendi i ditës si më poshtë:

  • Raporti i Këshillit Drejtues mbi veprimtaritë e periudhës Shtator 2024 – Shtator 2025;
  • Pasqyrat Financiare për vitin 2024;
  • Projekt plani i veprimtarisë se IKM për periudhën Bazuar në objektivat e IKM për vitin 2026;
  • Raporti i Audituesit të Jashtëm;
  • Raporti i Komitetit të Kontrollit të Cilësisë;
  • Raporti i Komitetit të Auditimit të Brendshëm;
  • Realizimi i Buxhetit për periudhën Janar – Gusht 2025;
  • Projekt buxheti i vitit 2026;
  • Zgjedhjet e Anëtarëve të Këshillit të Drejtimit;
  • Zgjedhjet e Anëtarëve të Komitetit të Auditimit të Brendshëm;
  • Zgjedhjet e Anëtarëve të Komitetit të Kontrollit të Cilësisë;

Informacioni për vendndodhjen dhe orarin e zhvillimit të Asamblesë së Përgjithshme do t’u dërgohem me email anëtarëve pjesëmarres në javët në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *