Të nderuar anëtarë
Në përputhje me Rendin e Ditës së Asamblesë së Përgjithshme, e cila do të zhvillohet më datë 04 Tetor 2025, si dhe në përputhje me kërkesat e Nenit 7 dhe Nenit 10 të Statutit të IKM, hapet procesi i paraqitjes së kandidaturave për anëtar të Këshillit të Drejtimit.
Kërkesa për kandidim për anëtar të Këshillit të Drejtimit, shoqërohet me një mbështetje të jo më pak se 10 (dhjetë) anëtarëve Kontabilistë të Miratuar, të cilët në datën e njoftimit për Rendin e Ditës së Asamblesë së Përgjithshme janë në Regjistrin Publik të IKM dhe kanë shlyer kuotën vjetore, të cilët nënshkruajnë formularin e mbështetjes.
Në përputhje me Paragrafin 93 të Nenit 10, nuk mund të zgjidhen anëtarë të organeve drejtuese anëtarët e IKM të cilët:
- Në datën e caktuar për paraqitjen e kandidaturave për anëtar të Këshillit të Drejtimit rezultojnë se nuk kanë paguar kuotat e anëtarësisë në afatin e rregullt të caktuar nga Këshilli i Drejtimit për 3 (tre) vitet e fundit;
- Në datën e caktuar për paraqitjen e kandidaturave për anëtar të Këshillit të Drejtimit nuk janë të regjistruar në Regjistrin Publik të IKM;
- Në datën e caktuar për paraqitjen e kandidaturave për anëtar të Këshillit të Drejtimit nuk plotësojnë 5 (pesë) vite anëtarësi në IKM si Kontabilist i Miratuar Aktiv;
- Në datën e caktuar për paraqitjen e kandidaturave për anëtar të Këshillit të Drejtimit nuk kanë përmbushur detyrimet e Edukimit të Vijueshëm të përcaktuara në aktet rregullatorë në fuqi;
- Brenda dy viteve të fundit janë ndëshkuar me masa disiplinore nga organet drejtuese të IKM, nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike, nga organet administrative ose nga organet gjyqësore;
- Janë zgjedhur Kryetarë Dege ose Përgjegjës Seksioni në rrethet përkatës.
- Përjashtohet nga ky kufizim kryetari i degës Tiranë, i cili pasi është zgjedhur nga anëtarësia e degës Tiranë, është automatikisht anëtar i Këshillit të Drejtimit, përveçse rasteve kur ka plotësuar dy mandate radhazi në drejtimin e Degës ose si anëtar i Këshillit të Drejtimit.
Secili anëtar mund të japë mbështetjen e tij për vetëm një anëtar që kandidon për secilën nga zgjedhjet e organeve drejtuese të IKM.
Dokumentet e nevojshme për t’u paraqitur pranë sekretarisë së IKM:
- Kërkesa për kandidim;
- Kopje e mjetit të identifikimit;
- Dëshmi Penaliteti (vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore);
- Formulari i mbështetësve (mund ta shkarkoni formatin më poshtë te ky njoftim);
- Deklaratat e mbështetësve së bashku me kopjen e mjetit të identifikimit të gjithësecilit;
Paraqitja e kandidaturës bëhet pranë sekretarisë së Institutit të Kontabilistëve të Miratuar, jo më vonë se data 15 Shtator 2025.
Leave a Reply