Instituti i Kontabilistëve të Miratuar shpall thirrjen e hapur për anëtarë të Komisionit që do të vlerësojë aplikimet për zgjedhjet e ardhshme të Këshillit të Drejtimit, Komitetit të Auditimit të Brendshëm dhe Komitetit të Kontrollit të Cilësisë.
Në datën e paraqitjes së kandidaturës, kanë paguar kuotat e anëtarësisë në afatin e rregullt për 3 (tre) vitet e fundit;
Janë të regjistruar në Regjistrin Publik të IKM;
Kanë jo më pak se 5 (pesë) vite anëtarësi në IKM si Kontabilistë të Miratuar Aktivë;
Kanë përmbushur detyrimet e Edukimit të Vijueshëm sipas akteve rregullatore në fuqi;
Nuk janë ndëshkuar me masa disiplinore në dy vitet e fundit nga organet drejtuese të IKM, Bordi i Mbikëqyrjes Publike, organet administrative ose gjyqësore;
Nuk janë zgjedhur Kryetarë të Degës ose të Seksionit;
Nuk kanë paraqitur kandidaturën e tyre për asnjë nga organet drejtuese.
Kërkesa për kandidim;
Kopje e mjetit të identifikimit;
Dëshmi penaliteti (vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore).
Dokumentet dorëzohen pranë sekretarisë së Institutit të Kontabilistëve të Miratuar, jo më vonë se data 23 Shtator 2025.