Kalo te përmbajtja
Hyr në portal

Projektet

Krahas veprimtarisë së përhershme — regjistri, edukimi, kontrolli i cilësisë — IKM zhvillon projekte me afat të caktuar, shpesh në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë, për të zgjeruar ofertën profesionale për anëtarët dhe për të forcuar rolin e profesionit në ekonomi. Projektet e viteve të fundit paraqiten më poshtë, nga më i fundit.

2024 – 2026 · Programet e zhvilluara me Bankën Botërore

Në kuadër të projektit të Bankës Botërore për forcimin e raportimit financiar, auditimit dhe qeverisjes korporative, IKM zhvilloi tre programe të reja:

  • Certifikimi “Kontabilist Ligjor” — program i specializuar në kontabilitetin ligjor dhe ekzaminimin e mashtrimeve, me trajnerë të certifikuar në fazën pilot dhe sesione të hapura për anëtarët, audituesit dhe institucionet e zbatimit të ligjit. → Certifikimi “Kontabilist Ligjor”
  • Outsourcing-u i shërbimeve të kontabilitetit — program trajnimi për Kontabilistët e Miratuar dhe Shoqëritë e Kontabilitetit që synojnë të ofrojnë shërbime për klientë jashtë vendit, i përmbyllur me konferencën “Accounting Outsourcing, Awareness Conference” më 11 dhjetor 2025.
  • Diploma IFRS — përgatitja e trajnerëve të certifikuar dhe e programit për Diplomën IFRS për anëtarët e IKM. Statusi: përfunduar në dhjetor 2025.

2025 · Konferenca e 25-vjetorit

Më 21 nëntor 2025, IKM organizoi konferencën “25 vjet IKM”, me pjesëmarrjen e profesionistëve nga Shqipëria dhe rajoni, kushtuar së ardhmes së profesionit kontabël. → Njoftimi

2025 – 2026 · Kodi i Etikës, botimi 2025

Përkthimi në gjuhën shqipe dhe adoptimi i botimit 2025 të Kodit Ndërkombëtar të Etikës për Profesionistët Kontabël të IESBA, i paraqitur për miratim në Asamblenë e Përgjithshme të 3 tetorit 2026. → Kodi i Etikës

2026 · Kongresi Botëror i Kontabilistëve

IKM merr pjesë me një delegacion të vetin në Kongresin Botëror të Kontabilistëve (World Congress of Accountants) 2026, që mbahet në Seul në nëntor 2026, në kuadër të anëtarësisë me të drejta të plota në IFAC. Pjesëmarrja i shërben Institutit për të ndjekur nga afër zhvillimet e profesionit në nivel botëror dhe për të forcuar lidhjet me organizatat homologe.

2024 · Mbrojtja e profesionit në Gjykatën Kushtetuese

Çështja e ngritur nga IKM kundër një dispozite diskriminuese të Ligjit për Tatimin mbi të Ardhurat ndaj profesionistëve të pavarur, e fituar në Gjykatën Kushtetuese në vitin 2024. → Historiku

Për pyetje rreth projekteve, stafi i IKM është i gatshëm të ndihmojë në ikm.alb@gmail.com ose nëpërmjet faqes Kontakt.