Kongresi Botëror i Kontabilistëve (WCOA) 2026 – Pjesëmarrja virtuale
Kongresi Botëror i Kontabilistëve (WCOA) 2026 zhvillohet më 17 – 19 Nëntor 2026 në Seul, i organizuar së bashku nga Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve (IFAC) dhe Instituti Korean i Kontabilistëve Publikë të Certifikuar (KICPA). Kongresi mbledh profesionin e kontabilitetit nga mbarë bota për të diskutuar çështjet, mundësitë dhe idetë që po i japin formë së ardhmes së tij.
Përveç pjesëmarrjes në Seul, Kongresi mund të ndiqet edhe në mënyrë virtuale, nga çdo vend. Regjistrimi për pjesëmarrje virtuale është i hapur.

Çfarë ofron pjesëmarrja virtuale
Pjesëmarrja virtuale mundëson ndjekjen e një përzgjedhjeje sesionesh me drejtues dhe ekspertë të njohur të profesionit, si dhe ofron mundësinë për:
- njohjen nga afër me tendencat dhe prioritetet globale të profesionit;
- dëgjimin drejtpërdrejt të zërave më të njohur të profesionit;
- pjesëmarrjen në diskutimin global, pa pasur nevojë për udhëtim.
Regjistrimi virtual jep akses në një përzgjedhje të sesioneve të Kongresit, ndërsa ndërveprimi me pjesëmarrësit e pranishëm në Seul është më i kufizuar.
Regjistrimi
Falë anëtarësimit të IKM në IFAC, anëtarët e Institutit mund të regjistrohen për pjesëmarrje virtuale me një tarifë ekskluzive, të rezervuar për anëtarët e organizatave anëtare të IFAC.
Regjistrimi për pjesëmarrje virtuale
IKM fton të gjithë anëtarët e interesuar të bëhen pjesë e këtij diskutimi global dhe t’u bashkohen kolegëve nga vende të ndryshme në këtë takim të rëndësishëm të profesionit.
Për çdo pyetje rreth Kongresit, ekipi i WCOA pranë IFAC mund të kontaktohet në WCOA@ifac.org.