Kalo te përmbajtja
Hyr në portal

Workshop Edukimi i Vijueshëm 24 Nëntor 2022

Data
24 nëntor 2022

Përmbledhje

IKM ju njofton se në zbatim të kërkesave të Ligjit Nr. 10091, Neni 25 dhe 52, si dhe kërkesave të Statutit të IKM:

Në datën 24 Nëntor 2022, IKM do të organizojë Workshop-in prej 4 orëve për Anëtarët, në kuadër të trajnimeve të detyrueshme të Edukimit të Vijueshëm për periudhën 2022.

Trajnimi do të zhvillohet nëpërmjet një platforme elektronike në formatin e një webinar-i.

Për më tepër informacione mund të na kontaktoni në adresën e email-it ikm.alb@gmail.com;

Në përputhje me Nenin 36 dhe 40 të Statutit të IKM, njoftojmë të gjithë anëtarët për shlyerjen e kuotës së anëtarësimit për vitin 2022. Për të marrë pjesë në Workshop-in e Edukimit të Vijueshëm, së bashku me pagesën e tarifës së trajnimit do të kryhet dhe pagesa e kuotës vjetore.

Regjistrimi

Për regjistrimin në këtë trajnim, të gjithë të interesuarit duhet të plotësojnë formularin e regjistrimit brenda datës 24 Nëntor 2022 në bazë të cilit do të  dërgohen të dhënat e regjistrimit ne webinar.

*Nuk do të pranohen regjistrime me email.

  1. Do të plotësoni të dhënat tuaja personale;
  2. Do të ngarkoni (upload) Mandat Pagesën e Tarifës së trajnimit (pa ngarkuar dokumentin nuk mund të përfundoni regjistrimin);
  3. Do të ngarkoni (upload) Mandat Pagesën e Kuotës së anëtarësisë për vitin 2022;

Të dhënat dhe linku i webinar-it do t’u dërgohen në datën 24 Nëntor 2022, ora 15:00 vetëm atyre anëtarëve të cilët do të kenë kryer regjistrimin.

Llogaritë bankare

Pagesat për IKM mund të kryhen në njërën nga llogaritë e mëposhtme. Numri i llogarisë dhe IBAN-i kopjohen me një klikim te butoni “Kopjo”.

OTP Bank Albania

ALL

Numri i llogarisë

902455123020013904

IBAN

AL41902117974551230200139042

Banka Kombëtare Tregtare

ALL

Numri i llogarisë

402013345

IBAN

AL6220511021013345CLOTCLALLA