Trajnimi EDV 28 – 30 Maj – Degë dhe Seksione
TRAJNIM I EDUKIMIT TË VIJUESHËM
Degë dhe Seksione — 28–30 Maj 2026
Instituti i Kontabilistëve të Miratuar (IKM) njofton të gjithë anëtarët Kontabilistë të Miratuar se do të organizojë trajnimin e Edukimit të Vijueshëm për Kontabilistët e Miratuar të Degëve dhe Seksioneve, në datat 28–30 Maj 2026. Programi përbëhet nga tre sesione të zhvilluara në tre ditë të njëpasnjëshme, me kohëzgjatje totale prej 12 orësh, dhe trajton tre tema të rëndësishme të kuadrit ligjor dhe profesional: Paqen Fiskale dhe çështje të tjera tatimore, teknologjinë e informacionit dhe sigurinë kibernetike, si dhe mbrojtjen e të dhënave personale (GDPR) dhe profesionin e Kontabilistit Ligjor.
Sesioni 1
Paqja Fiskale dhe çështje të tjera fiskale
Data: 28 Maj 2026
Orari: 17:00 – 21:00
Kohëzgjatja: 4 orë
Lektorët: Zarina Taja, Rozana Çelmeta
Sesioni 2
Teknologjia e Informacionit dhe siguria kibernetike
Data: 29 Maj 2026
Orari: 17:00 – 21:00
Kohëzgjatja: 4 orë
Lektorët: Specialist sigurie kibernetike
Sesioni 3
GDPR – Mbrojtja e të dhënave personale; Kontabilisti Ligjor
Data: 30 Maj 2026
Orari: 17:00 – 21:00
Kohëzgjatja: 4 orë
Lektorët: Nada Dollani, Armand Mala
SI TË REGJISTROHENI
Hapi 1 — Pagesa
Kryeni pagesën e tarifës së trajnimit në një nga llogaritë bankare të IKM-së.
Për detajet e llogarive bankare, klikoni butonin më poshtë:
Hapi 2 — Regjistrimi
Plotësoni formularin online të regjistrimit për trajnimin.
Pas konfirmimit të pagesës, regjistrimi juaj do të procesohet nga sekretaria e IKM-së:
Afati i fundit për regjistrim: 28 Maj 2026
INFORMACIONE TË RËNDËSISHME
- Trajnimi zhvillohet online nëpërmjet platformës Zoom.
- Sipas Rregullores së Edukimit të IKM, duhet të merrni pjesë minimalisht në 75% të orëve të trajnimit.
- Pjesëmarrja në trajnim njihet si orë të Edukimit të Detyrueshëm të Vazhdueshëm (EDV) për Kontabilistët e Miratuar.
- Programi i detajuar (oraret, sesionet, objektivat dhe rezultatet) mund të shkarkohet më sipër.