EN
AL

TRAJNIM I EDUKIMIT TË VIJUESHËM

Degë dhe Seksione — 28–30 Maj 2026

Instituti i Kontabilistëve të Miratuar (IKM) njofton të gjithë anëtarët Kontabilistë të Miratuar se do të organizojë trajnimin e Edukimit të Vijueshëm për Kontabilistët e Miratuar të Degëve dhe Seksioneve, në datat 28–30 Maj 2026. Programi përbëhet nga tre sesione të zhvilluara në tre ditë të njëpasnjëshme, me kohëzgjatje totale prej 12 orësh, dhe trajton tre tema të rëndësishme të kuadrit ligjor dhe profesional: Paqen Fiskale dhe çështje të tjera tatimore, teknologjinë e informacionit dhe sigurinë kibernetike, si dhe mbrojtjen e të dhënave personale (GDPR) dhe profesionin e Kontabilistit Ligjor.

Sesioni 1

Paqja Fiskale dhe çështje të tjera fiskale

 

Data: 28 Maj 2026
Orari: 17:00 – 21:00
Kohëzgjatja: 4 orë
Lektorët: Zarina Taja, Rozana Çelmeta

Sesioni 2

Teknologjia e Informacionit dhe siguria kibernetike

 

Data: 29 Maj 2026
Orari: 17:00 – 21:00
Kohëzgjatja: 4 orë
Lektorët: Specialist sigurie kibernetike

Sesioni 3

GDPR – Mbrojtja e të dhënave personale; Kontabilisti Ligjor

 

Data: 30 Maj 2026
Orari: 17:00 – 21:00
Kohëzgjatja: 4 orë
Lektorët: Nada Dollani, Armand Mala

SI TË REGJISTROHENI

Hapi 1 — Pagesa

 

Kryeni pagesën e tarifës së trajnimit në një nga llogaritë bankare të IKM-së.

Për detajet e llogarive bankare, klikoni butonin më poshtë:

Hapi 2 — Regjistrimi

 

Plotësoni formularin online të regjistrimit për trajnimin.

Pas konfirmimit të pagesës, regjistrimi juaj do të procesohet nga sekretaria e IKM-së:

Afati i fundit për regjistrim: 28 Maj 2026

INFORMACIONE TË RËNDËSISHME

  • Trajnimi zhvillohet online nëpërmjet platformës Zoom.
  • Sipas Rregullores së Edukimit të IKM, duhet të merrni pjesë minimalisht në 75% të orëve të trajnimit.
  • Pjesëmarrja në trajnim njihet si orë të Edukimit të Detyrueshëm të Vazhdueshëm (EDV) për Kontabilistët e Miratuar.
  • Programi i detajuar (oraret, sesionet, objektivat dhe rezultatet) mund të shkarkohet më sipër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *