Kalo te përmbajtja
Hyr në portal

Trajnimi i Hyrjes në Profesion, Tetor – Nëntor 2026

Trajnime

Instituti i Kontabilistëve të Miratuar organizon trajnimet për Hyrjen në Profesion (IPD) për kandidatët për Kontabilist të Miratuar, në kuadër të Provimeve të Aftësive Profesionale, sipas kërkesave të IES 2–6 të IFAC dhe të Ligjit Nr. 10091/2009, i ndryshuar.

Afati i regjistrimit

Regjistrimet për trajnimet e Tetor–Nëntor 2026 pranohen deri më 21 Tetor 2026.

Modulet e trajnimit

Moduli 1 · 23 Tetor – 01 Nëntor 2026

Standardet Kombëtare të Kontabilitetit (SKK)

32 orë, në 6 ditë, me 5 lektorë. Temat: Ligji i Kontabilitetit dhe SKK 1–15.

Moduli 2 · 06 – 08 Nëntor 2026

Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF)

20 orë, në 3 ditë, me 5 lektorë. Temat: SNK/SNRF në fuqi, analiza e pasqyrave financiare dhe kosto-drejtimi.

Në përfundim të trajnimeve, kandidatët i nënshtrohen një testimi për t’u pajisur me certifikatat përkatëse.

Kalendari i trajnimit për SKK Moduli 1 · oraret, temat dhe lektorët
PDF
Kalendari i trajnimit për SNRF Moduli 2 · oraret, temat dhe lektorët
PDF

Regjistrimi

Kandidatët e rinj

Anëtarësimi si Kandidat

Kandidatët që nuk janë ende të regjistruar pranë IKM fillimisht anëtarësohen si Kandidatë për Kontabilist të Miratuar, nëpërmjet formularit online të anëtarësimit.

Anëtarësimi si kandidat
Kandidatët e regjistruar

Regjistrimi në trajnim

Kandidatët e regjistruar kryejnë pagesën e tarifës së trajnimit në llogaritë bankare të IKM dhe plotësojnë formularin e regjistrimit për trajnimin.

Formulari i regjistrimit

Kushtet e pjesëmarrjes

Për pyetje rreth trajnimeve të Hyrjes në Profesion, stafi i IKM është i gatshëm të ndihmojë në ikm.alb@gmail.com ose nëpërmjet faqes Kontakt.

Kthehu te Njoftimet