Kalo te përmbajtja
Hyr në portal

Anëtarësimet

Anëtarësia në organizatat ndërkombëtare të profesionit është një nga objektivat statutore të IKM dhe mënyra si profesioni i Kontabilistit të Miratuar në Shqipëri lidhet me standardet dhe praktikat botërore. Anëtarësia sjell detyrime konkrete — për standardet që adoptohen, për edukimin, për cilësinë dhe për disiplinën — dhe përbën bazën e vlerësimit periodik të IKM nga organizata ku bën pjesë.

IFAC

Anëtar i asociuar që nga viti 2012 dhe anëtar me të drejta të plota që nga nëntori 2019

Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve (IFAC)

IFAC është organizata botërore e profesionit kontabël, me organizata anëtare në mbi 130 vende. IKM u pranua anëtar i asociuar në vitin 2012 dhe, pas vlerësimit nga Komiteti i Pajtueshmërisë dhe miratimit nga Bordi, Këshilli i IFAC e pranoi anëtar me të drejta të plota në mbledhjen e nëntorit 2019 në Vankuver.

Anëtarësia në IFAC mbështetet në Deklaratat e Detyrimeve të Anëtarësisë (Statements of Membership Obligations, SMO), të cilat IKM i përmbush dhe i raporton nëpërmjet Planit të Veprimit SMO, të përditësuar rregullisht dhe të publikuar në faqen e IFAC:

  • SMO 1 — sistemi i dhënies së sigurisë për cilësinë: Kontrolli i Menaxhimit të Cilësisë për Kontabilistët e Miratuar dhe Shoqëritë e Kontabilitetit;
  • SMO 2 — Standardet Ndërkombëtare të Edukimit: Trajnimi i Hyrjes në Profesion dhe Edukimi i Vijueshëm Profesional;
  • SMO 3 — standardet e IAASB: SNMC 1 si bazë e menaxhimit të cilësisë;
  • SMO 4 — Kodi i Etikës i IESBA: Kodi i Etikës i Kontabilistëve të Miratuar;
  • SMO 5 — Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit për Sektorin Publik: mbështetja e reformës së kontabilitetit publik;
  • SMO 6 — investigimi dhe disiplina: Komiteti i Investigimit dhe Komiteti i Disiplinës;
  • SMO 7 — Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar: kontributi në adoptimin dhe zbatimin e SNRF.
Plani i Veprimit SMO i IKM publikuar nga IFAC
PDF

Përfaqësuesit e IKM marrin pjesë në mbledhjet e Këshillit të IFAC, në Kongresin Botëror të Kontabilistëve dhe në programet e IFAC për zhvillimin e organizatave anëtare. → Projektet

Përfitimet për anëtarët e IKM

Anëtarësia në IFAC u siguron anëtarëve njohjen e titullit si pjesë e një profesioni të rregulluar sipas standardeve botërore, akses në materialet, udhëzuesit dhe programet e IFAC, dhe pjesëmarrje në rrjetin botëror të profesionit.

Për pyetje rreth anëtarësisë ndërkombëtare, stafi i IKM është i gatshëm të ndihmojë në ikm.alb@gmail.com ose nëpërmjet faqes Kontakt.