Të nderuar anëtarë,
Në zbatim të nenit 17 të Ligjit Nr. 10091, datë 05.03.2009, “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar”, të ndryshuar, si dhe në përputhje me Rregulloren Nr. 2, datë 22.02.2018, të Bordit të Mbikëqyrjes Publike, jemi në procesin e formimit të Komisionit të Provimeve të Aftësive Profesionale (KPAP).
Për këtë qëllim, ju ftojmë të paraqisni propozimin tuaj për anëtarë të KPAP deri më 13 Nëntor 2024. Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen personalisht.
Kriteret për Aplikim:
- Arsimi
- Të kenë përfunduar të paktën ciklin e dytë të studimeve universitare në nivelin “Master” ose të zotërojnë diplomë të ekuivalentuar me këtë nivel.
- Përvoja Profesionale
- Minimumi 10 vite përvojë profesionale në fusha të lidhura me auditimin, kontabilitetin dhe financën; ose
- Minimumi 7 vite përvojë pune për ata që mbajnë gradë ose titull shkencor.
- Kërkesa të tjera
a) Të jenë shtetas shqiptarë.
b) Të jenë pjesë e Regjistrit Publik të IKM.
c) Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
ç) Të mos kenë konflikt interesi me anëtarët e Bordit të Mbikëqyrjes Publike apo strukturat mbikëqyrëse të komisionit.
d) Të mos jenë të angazhuar në role apo funksione politike.
e) Të mos jenë pjesë e strukturave/këshillave drejtuese të më shumë se një nga organet/institucionet e parashikuara në ligjin 10091/2009 që lidhen drejtpërdrejtë apo në mënyrë të tërthortë me përzgjedhjen dhe veprimtarinë e KPAP.
Kritere Preferenciale:
- Eksperiencë në ligjërime apo trajnime profesionale në auditim, kontabilitet dhe financë.
- Publikime në revista shkencore, konferenca ose pjesëmarrje në aktivitete kërkimore në fushën e auditimit, kontabilitetit ose financës gjatë 5 viteve të fundit.
Dokumentet e Kërkuara për Aplikim:
- Kërkesë drejtuar IKM dhe KPAP.
- Kopje e diplomës Master ose ekuivalente.
- Kopje e kartës së identitetit/pasaportës.
- Dëshmi penaliteti.
- Vetëdeklarime për:
- Konflikt interesi sipas pikës 3.ç
- Mosangazhim politik sipas pikës 3.d
- Pjesëmarrje në strukturat e tjera drejtuese sipas pikës 3.e
- Certifikata profesionale dhe CV.
- Lista e trajnimeve të ndjekura.
- Kopje të publikimeve shkencore (nëse ka).
Afati i Dorëzimit:
E Mërkurë, 13 Nëntor 2024.
Dorëzimi i dokumenteve do të bëhet pranë zyrave të IKM dorazi ose me rrugë postare.
Leave a Reply