Të nderuar anëtarë,
Në përputhje dhe në zbatim të Nenit 8 të Statutit të IKM, më datë 28 Shtator 2024, do të zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e anëtarëve të Institutit të Kontabilistëve të Miratuar.
Në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme do të marrin pjesë të gjithë ata anëtarë Kontabilist të Miratuar, të cilët në datën e njoftimit për thirrjen e Asamblesë së Përgjithshme, janë pjesë e Regjistrit Publik të IKM dhe janë zgjedhur si përfaqësues në mbledhjet e Degëve dhe Seksioneve gjatë muajit Shtator 2024 në përputhje me kërkesat e Statutit.
Asambleja e Përgjithshme, është takimi më i rëndësishëm për anëtarët e Institutit të Kontabilistëve të Miratuar, ku do të prezantohet rendi i ditës si më poshtë:
- Raporti i Këshillit Drejtues mbi veprimtaritë e periudhës Shtator 2023 – Shtator 2024;
- Pasqyrat Financiare për vitin 2023;
- Projekt plani i veprimtarisë se IKM për periudhën Bazuar në objektivat e IKM për vitin 2025;
- Raporti i Audituesit të Jashtëm;
- Raporti i Komitetit të Kontrollit të Cilësisë;
- Raporti i Komitetit të Auditimit të Brendshëm;
- Realizimi i Buxhetit për periudhën Janar – Gusht 2024;
- Projekt buxheti i vitit 2025;
Informacioni për vendndodhjen dhe orarin e zhvillimit të Asamblesë së Përgjithshme do t’u dërgohem me email anëtarëve pjesëmarres në javët në vijim.
Leave a Reply