EN
AL

Thirrje për aplikim Lektor pranë IKM – Janar 2025

Në përputhje me Rregulloren Nr. 06, datë 07.09.2018, “Për Edukimin dhe Kualifikimin Profesional”, e ndryshuar, dhe bazuar në Vendimin Nr. 4 të Këshillit të Drejtimit, shpallim thirrjen për lektorë të Edukimit të Vijueshëm Profesional për trajtimin e temave të mëposhtme:

Temat e Trajnimeve

  1. Trajtimi Tatimor i Pagave sipas Ligjit të Ri për Tatimin mbi të Ardhurat.
  2. Trajtimi Tatimor i Kompensimeve dhe Përfitimeve Jo-Monetare për Punonjësit.
  3. Trajtimi Kontabël i Bonuseve të Shitjes dhe Pagesave në Fund të Vitit (bonuset, pagat e 13-ta, etj.).
  4. Analiza dhe Pajtimi i Diferencave në Deklaratat Tatimore (TVSH, Fitim, TAP) dhe deklaratat e reja fiskale për vitin 2025 (p.sh. DIVA).
  5. Tatimi në Burim dhe Autongarkesa në Transaksionet Ndërkombëtare.
  6. Tatimi mbi Vlerën e Shtuar për shërbimet ndërkombëtare dhe rregullimet praktike.

Kriteret e Aplikimit

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Shtetësia dhe vendbanimi: Të jenë shtetas shqiptarë me banim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë.
  • Zotësia ligjore: Të kenë zotësi për të vepruar.
  • Kualifikimet arsimore: Të kenë përfunduar studimet universitare të ciklit të dytë ose të zotërojnë një diplomë ekuivalente në auditim, kontabilitet ose financë.
  • Përvoja profesionale: Minimumi 5 vite përvojë pune të përgjithshme në raportim financiar ose auditim ligjor, si dhe përvojë të lidhur ngushtë me temën që do të trajtohet.
  • Integriteti profesional: Të mos kenë masa disiplinore të largimit nga puna për shkelje të rëndë disiplinore në dy vitet e fundit.
  • Gjendja Gjyqësore: Të mos jenë të dënuar apo ndjekur penalisht nga organet e drejtësisë.

Dokumentacioni i Nevojshëm

Aplikantët duhet të dorëzojnë:

  1. Dokument Identifikimi (ID ose pasaportë).
  2. Jetëshkrim (CV) në gjuhën shqipe.
  3. Fotokopje të diplomës universitare.
  4. Dëshmi Penaliteti ose vetë-deklarim të gjendjes gjyqësore.
  5. Një ekstrakt i shkurtër i temës që do të trajtohet, duke përfshirë strukturën e propozuar për zhvillimin e trajnimit.

Afati dhe Adresa e Dorëzimit

  • Dokumentacioni duhet të dorëzohet në adresën: ikm.alb@gmail.com
  • Afati i fundit për aplikim: 06.01.2025.

🔔 Kujdes: Dorëzimi i plotë i dokumentacionit përbën kusht për kualifikimin e kandidatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *