EN
AL

Thirrje për Aplikime: Trajnim i Trajnerëve (ToT) – Program financuar nga Banka Botërore

Instituti i Kontabilistëve të Miratuar të Shqipërisë (IKM) fton profesionistët vendas të aplikojnë për pjesëmarrje në programin Trajnimi i Trajnerëve (ToT), si pjesë e projektit të financuar nga Banka Botërore “Zhvillimi i Shërbimeve të Kontabilitetit dhe Ndërgjegjësimit Publik dhe Kontabiliteti ligjor për Profesionin e Kontabilitetit në Shqipëri.”

Për Programin:

Ky program ToT ka për qëllim t’i pajisë trajnerët me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të ofruar trajnime të specializuara në:

  • Outsourcing të Shërbimeve të Kontabilitetit
  • Diploma IFRS
  • Kontabiliteti ligjor (Forensic Accounting)

Trajnerët e përzgjedhur do të marrin pjesë në një program trajnimi prej 48 orësh dhe më pas do të jenë përgjegjës për ofrimin e këtyre trajnimeve për Kontabilistët e Miratuar në Shqipëri. Ky është një hap i rëndësishëm për të krijuar një grup të kualifikuar trajnerësh që do të kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve të kontabilitetit në vend.

Kriteret e Përzgjedhjes:

Aplikantët do të vlerësohen bazuar në kriteret themelore dhe kriteret e dëshirueshme të listuara më poshtë. Një sistem pikëzimi do të përdoret për të siguruar një përzgjedhje të drejtë dhe të saktë, ku kriteret themelore kanë peshë më të madhe.

Si të Aplikoni:

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme:

  • Curriculum Vitae (CV);
  • Një kërkesë me shkrim që adreson kriteret e përzgjedhjes;
  • Dokumente mbështetëse (p.sh. certifikata anëtarësie, certifikata EDV, certifikata penale)

Aplikimet duhet të dorëzohen elektronikisht deri më 18 Tetor 2024 në adresën: ikm.alb@gmail.com.

Procesi i Përzgjedhjes:

Procesi i përzgjedhjes do të jetë transparent dhe i drejtë, bazuar në kriteret e përmendura më sipër. Të gjithë aplikantët do të njoftohen për rezultatin dhe do të marrin feedback nëse janë përzgjedhur apo jo.

Për më shumë informacion, na kontaktoni në info@ikm.org.al

Formularin e aplikimit mund ta gjeni më poshtë:

Kriteret e Përzgjedhjes