Instituti i Kontabilistëve të Miratuar të Shqipërisë (IKM) fton Kontabilistët e Miratuar anëtarë të IKM të aplikojnë për pjesëmarrje në programin Trajnimi për Outsourcing të Shërbimeve të Kontabilitetit , si pjesë e projektit të financuar nga Banka Botërore “Zhvillimi i Shërbimeve të Kontabilitetit dhe Ndërgjegjësimit Publik dhe Kontabiliteti ligjor për Profesionin e Kontabilitetit në Shqipëri.”
Për Programin:
Çfarë përfshin trajnimi?
-
Modulet teknike (72 %)
-
Proceset “transaction‑intensive”: AP/AR, payroll, reconciliations, MEC & YEC, etj.
-
Proceset “knowledge‑intensive”: buxhetim & parashikim, kontroll i brendshëm, raportim menaxherial, IFRS.
-
Kuadri fiskal në tre vende të BE‑së dhe prezantim i platformave cloud/ERP.
-
-
Modulet e soft skills (28 %)
-
Strategji “routes to market” për gjetjen e klientëve jashtë vendit.
-
Time‑management, delegim dhe monitorim performance.
-
Objektivat e të trajnimit:
-
Të kuptoni hap pas hapi proceset kontabël që mund të eksportohen.
-
Të aplikoni standardet IFRS dhe kërkesat fiskale të tregjeve kryesore.
-
Të ndërtoni infrastrukturë teknologjike e siguri kibernetike për punë në distancë.
-
Të zhvilloni strategji marketingu dhe partneritete ndërkombëtare.
-
Të përmirësoni komunikimin profesional me klientët globalë.
Kalendari & Orari
Java 2: 15-17 Maj 2025
E Shtunë: 08:30 – 16:30
Vendi: Auditor, Tiranë (detajet do të dërgohen pjesëmarrësve të përzgjedhur).
Kriteret e Përzgjedhjes:
Aplikantët do të vlerësohen bazuar në kriteret të listuara më poshtë:
- Të jenë anëtarë aktivë të IKM (Instituti i Kontabilistëve të Miratuar) dhe te regjistruar ne Regjistrin Publik të Kontabilistëve të Miratuar ;
- Të kenë njohuri të gjuhës angleze, ose të gjuhëve të huaja të BE.
- Të ushtrojnë aktualisht profesionin e kontabilistit të miratuar si person tregtar me te vetepunesuar ose si i punesuar apo parntner i një shoqërie të vogël apo të mesme (SMP) që ofron shërbime kontabiliteti.
- Të mos kenë masa disiplinore në fuqi nga IKM dhe organet e tjera kompetente, duke siguruar integritet profesional.
- Të ketë njohuri në softuerë bashkëkohorë kontabël (cloud accounting, ERP, etj.) dhe sisteme komunikimi (platforma online, VPN) që mundësojnë ofrimin e shërbimeve në distancë.
- Të kenë interes dhe të jenë të gatshëm të ndjekin trajnimin sipas kalendarit të përcaktuar;
Si të Aplikoni:
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:
- Curriculum Vitae (CV);
- Një kërkesë me shkrim që adreson kriteret e përzgjedhjes;
- Dokumente mbështetëse (p.sh. certifikata anëtarësie, certifikata EDV, certifikata penale)
Aplikimet duhet të dorëzohen elektronikisht deri më 25 Prill 2025 nëpërmjet formularit të regjistrimit.
Procesi i Përzgjedhjes:
Procesi i përzgjedhjes do të jetë transparent dhe i drejtë, bazuar në kriteret e përmendura më sipër. Të gjithë aplikantët do të njoftohen për rezultatin dhe do të marrin feedback nëse janë përzgjedhur apo jo.
Për më shumë informacion, na kontaktoni në ikm.alb@gmail.com