NJOFTOHEN TË GJITHË TË INTERESUARIT
Instituti i Kontabilistëve të Miratuar (IKM) njofton se do të organizojë trajnime për:
- Standardet Kombëtare të Kontabilitetit (SKK), më datat 14 – 23 Shkurt 2025
- Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNFR), më datat 01 – 09 Mars 2025
Trajnimet janë pjesë e kërkesave për Hyrjen në Profesion, në kuadër të Provimeve të Aftësive Profesionale për Kontabilist të Miratuar (KM).
KALENDARI I TRAJNIMEVE
Standardet Kombëtare të Kontabilitetit (SKK)
- Java e parë: 14 – 16 Shkurt 2025
- Java e dytë: 21 – 23 Shkurt 2025
Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNFR)
- Java e parë: 01 – 02 Mars 2025
- Java e dytë: 08 – 09 Mars 2025
Testimi i Certifikimit për Hyrjen në Profesion
Data e Testimit: 15 Mars 2025
Shënim: Kandidatët, në përfundim të trajnimeve, do të duhet t’i nënshtrohen një testimi për t’u pajisur me certifikatat për Standardet Kombëtare të Kontabilitetit dhe Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar.
KËRKESAT E PJESËMARRJES
- Sipas Rregullores së Edukimit të IKM, duhet të merrni pjesë minimalisht në 75% të orëve të trajnimit për ta konsideruar trajnimin të përfunduar.
- Kandidatët për KM duhet të ndjekin trajnimet për SKK dhe SNFR, të organizuara nga një Organizatë Profesionale e Kontabilistëve të Miratuar, e njohur nga BMP, në të cilën individi duhet të jetë anëtar.
KRITERET PËR T’U REGJISTRUAR NË TRAJNIM
- Anëtarësimi në një Organizatë Profesionale të Kontabilistëve të Miratuar të njohur nga BMP
- Lista e organizatave të njohura nga BMP
- Nëse jeni tashmë i regjistruar si kandidat, kaloni te pika 4.
- Anëtarësimi si kandidat në IKM
- Dokumentacionin e nevojshëm e gjeni në seksionin:
Kandidat > Hyrje në Profesion
(Kandidatët për KM)
- Dokumentacionin e nevojshëm e gjeni në seksionin:
- Plotësimi i Formularit të Regjistrimit si Kandidat
- Pagesa e Tarifës së Trajnimit
- Llogaritë bankare mund t’i gjeni në: Llogaritë bankare – IKM
- Plotësimi i Formularit të Regjistrimit për Trajnimin
- Formularin e gjeni duke klikuar në butonin më poshtë.
Afati i fundit për regjistrim: 12 Shkurt 2025
KONTAKT
Për informacione të mëtejshme rreth regjistrimit dhe pjesëmarrjes në trajnim, mund të kontaktoni:
- Email: ikm.alb@gmail.com
- Telefon (Sekretaria e IKM):
- Tel: +355 4 234 7585
- Cel: +355 69 480 0551
Ju mirëpresim në trajnimet tona për SKK dhe SNFR, si një hap i rëndësishëm drejt Provimeve të Aftësive Profesionale për Kontabilist të Miratuar!
Leave a Reply