EN
AL

Trajnimi i Edukimit të Vijueshëm Nëntor 2024

IKM ju njofton se në zbatim të kërkesave të Ligjit Nr. 10901, Neni 25 dhe 52, si dhe kërkesave të Statutit të IKM:

Në datat 18-20 Nëntor 2024IKM do të organizojë trajnimin prej 11 orëve të Anëtarëve, në kuadër të trajnimeve të detyrueshme të Edukimit të Vijueshëm për periudhën 2024.

Trajnimi do të zhvillohet online

Afati i fundit për regjistrim do të jetë data 18 Nëntor 2024, ora 14:00. 

Për më tepër informacione mund të na kontaktoni në adresën e email-it ikm.alb@gmail.com;

Në përputhje me Nenin 22 të Statutit të IKM, njoftojmë të gjithë anëtarët për shlyerjen e kuotës së anëtarësimit për vitin 2024.

Për regjistrimin në këtë trajnim, të gjithë të interesuarit duhet të plotësojnë formularin e regjistrimit brenda datës 18 Nëntor 2024 në bazë të cilit do të  dërgohen të dhënat e regjistrimit në trajnim.

*Nuk do të pranohen regjistrime me email.

  1. Do të plotësoni të dhënat tuaja personale;

  2. Do të ngarkoni (upload) Mandat Pagesën e Tarifës së trajnimit (pa ngarkuar dokumentin nuk mund të përfundoni regjistrimin);

  3. Do të ngarkoni (upload) Mandat Pagesën e Kuotës së anëtarësisë për vitin 2024;

Të dhënat e trajnimit do t’u dërgohet vetëm atyre anëtarëve të cilët do të kenë kryer regjistrimin.

Formularin e regjistrimit mund ta gjeni më poshtë:

Shkarkoni Programin e trajnimit më poshtë: