IKM ju njofton se në zbatim të kërkesave të Ligjit Nr. 10901, Neni 25 dhe 52, si dhe kërkesave të Statutit të IKM:
Në datat 11-13 Qershor 2024, IKM do të organizojë trajnimin prej 12 orëve të Anëtarëve, në kuadër të trajnimeve të detyrueshme të Edukimit të Vijueshëm për periudhën 2024.
Trajnimi do të zhvillohet online për Degët dhe Seksionet e Rretheve.
Afati i fundit për regjistrim do të jetë data 11 Qershor 2024, ora 14:00.
Për më tepër informacione mund të na kontaktoni në adresën e email-it ikm.alb@gmail.com;
Në përputhje me Nenin 22 të Statutit të IKM, njoftojmë të gjithë anëtarët për shlyerjen e kuotës së anëtarësimit për vitin 2024.
Për regjistrimin në këtë trajnim, të gjithë të interesuarit duhet të plotësojnë formularin e regjistrimit brenda datës 11 Qershor 2024 në bazë të cilit do të dërgohen të dhënat e regjistrimit në trajnim.
*Nuk do të pranohen regjistrime me email.
-
Do të plotësoni të dhënat tuaja personale;
-
Do të ngarkoni (upload) Mandat Pagesën e Tarifës së trajnimit (pa ngarkuar dokumentin nuk mund të përfundoni regjistrimin);
-
Do të ngarkoni (upload) Mandat Pagesën e Kuotës së anëtarësisë për vitin 2024;
Të dhënat e trajnimit do t’u dërgohet vetëm atyre anëtarëve të cilët do të kenë kryer regjistrimin.