Trajnimi i Hyrjes në Profesion Prill – Maj 2026
TRAJNIME PËR HYRJEN NË PROFESION
Kontabilist i Miratuar — Prill / Maj 2026
Instituti i Kontabilistëve të Miratuar (IKM) njofton se do të organizojë trajnime për Hyrjen në Profesion (IPD), në kuadër të Provimeve të Aftësive Profesionale për Kontabilist të Miratuar, sipas kërkesave të IES 2–6 të IFAC-ut dhe Ligjit Nr. 10091/2009, i ndryshuar.
Moduli 1
Standardet Kombëtare të Kontabilitetit (SKK)
Periudha: 24 Prill – 03 Maj 2026
Kohëzgjatja: 32 orë · 6 ditë · 5 lektorë
Temat: Ligji i Kontabilitetit, SKK 1–15
Moduli 2
Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF)
Periudha: 08 – 10 Maj 2026
Kohëzgjatja: 20 orë · 3 ditë · 5 lektorë
Temat: SNK/SNRF në fuqi, Analiza e PF, Kosto-Drejtimi
Në përfundim të trajnimeve, kandidatët do t’i nënshtrohen një testimi për t’u pajisur me certifikatat përkatëse.
SI TË REGJISTROHENI
Për kandidatë të rinj
Nëse nuk jeni ende i regjistruar si kandidat në IKM, duhet fillimisht të ndiqni këto hapa:
1. Sigurohuni që jeni anëtar i një Organizate Profesionale të njohur nga BMP.
(Shiko listën)
2. Plotësoni dokumentacionin për Hyrje në Profesion dhe regjistrohuni si kandidat:
Për kandidatë të regjistruar
Nëse jeni tashmë kandidat në IKM, mjafton të:
1. Kryeni pagesën e tarifës së trajnimit.
(Llogaritë bankare – IKM)
2. Plotësoni formularin e regjistrimit për trajnimin:
Afati i fundit për regjistrim: 22 Prill 2026
INFORMACIONE TË RËNDËSISHME
- Sipas Rregullores së Edukimit të IKM, duhet të merrni pjesë minimalisht në 75% të orëve të trajnimit për ta konsideruar trajnimin të përfunduar.
- Kandidatët për KM duhet të ndjekin trajnimet për SKK dhe SNRF, të organizuara nga një Organizatë Profesionale e njohur nga BMP, në të cilën individi duhet të jetë anëtar.
- Programet e detajuara (oraret, modulet dhe lektorët) mund t’i shkarkoni nga butonat përkatës më sipër.
I am text block. Click edit button to change this text. Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.