Kalo te përmbajtja
Hyr në portal

Trajnimi i Hyrjes në Profesion – Tetor 2022

Data
7–23 tetor 2022

Përmbledhje

IKM njofton të gjithë të interesuarit që duan të marrin pjesë në Provimet e Aftësive Profesionale për Kontabilist të Miratuar, fillimin e trajnimeve për Standardet Kombëtare të Kontabilitetit (07 – 16 Tetor 2022) dhe Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (21 – 23 Tetor 2022), si pjesë e kërkesave për Hyrjen në Profesion.

Trajnimet do të zhvillohen në Auditor. Kalendari do të jetë si më poshtë:

Standardet Kombëtare të Kontabilitetit:

  • Java e parë: 07 – 09 Tetor 2022;
  • Java e dytë: 14 – 16 Tetor 2022;

Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar:

  • 21 – 23 Tetor 2022;

Kandidatët për KM duhet të ndjekin trajnimet e Hyrjes në Profesion në fushën e Standardeve Kombëtare të Kontabilitetit dhe Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, të organizuar nga Organizatat Profesionale të Kontabilistëve të Miratuar të njohura nga BMP, në të cilën individi duhet të anëtarësohet.

Regjistrimi

Kriteret për të marrë pjesë në trajnim:

  1. Anëtarësimi në një Organizatë Profesionale të Kontabilistëve të Miratuar të njohur nga BMP (Organizatat e njohura (http://www.bmp.al/ikm/). Nëse jeni të regjistruar si kandidat kaloni te Pika 2.

Për t’u anëtarësuar në IKM duhet të plotësoni dokumentacionin e listuar në seksionin Anëtarësia > Anëtarësimi – Kandidat për Kontabilist të Miratuar (https://www.ikm.org.al/kandidatet/anetaresimi/).

Regjistrimi si kandidat do të kryhet nëpërmjet Formularit të regjistrimit, i cili mund të gjendet në linkun: https://form.jotform.com/Instituti_Kontabilisteve/formular-regjistrimi-kandidat

  1. Pagesa e Tarifës së trajnimit.
  1. Plotësimi i Formularit të Regjistrimit për trajnimin.

Për çdo informacion në lidhje me regjistrimin dhe pjesëmarrjen në trajnim kontaktoni në adresën: ikm.alb@gmail.com ose info@ikm.org.al ose me telefon në sekretarinë e IKM Tel: +355 4 234 7585; Cel: +355 69 480 0551

Llogaritë bankare

Pagesat për IKM mund të kryhen në njërën nga llogaritë e mëposhtme. Numri i llogarisë dhe IBAN-i kopjohen me një klikim te butoni “Kopjo”.

OTP Bank Albania

ALL

Numri i llogarisë

902455123020013904

IBAN

AL41902117974551230200139042

Banka Kombëtare Tregtare

ALL

Numri i llogarisë

402013345

IBAN

AL6220511021013345CLOTCLALLA