Instituti i Kontabilistëve të Miratuar (IKM), në kuadër të projektit të financuar nga Banka Botërore, “Zhvillimi i shërbimeve të kontabilitetit, ndërgjegjësimi publik dhe kontabiliteti ligjor për Kontabilistët e Miratuar,” organizoi një trajnim intensiv të trajnerëve (ToT) në datat 2 deri më 7 Dhjetor 2024. Ky trajnim u realizua nga Grant Thornton, konsulenti i përzgjedhur për zbatimin e këtij projekti, me synimin për të forcuar kapacitetet e profesionit të kontabilitetit në Shqipëri dhe për të përgatitur profesionistët për eksportin e shërbimeve kontabël në tregun ndërkombëtar.
Qëllimi i Projektit
Projekti synon:
- Përmirësimin e kapaciteteve të profesionistëve shqiptarë të kontabilitetit për të eksportuar shërbime kontabël ndërkombëtarisht.
- Zhvillimin e njohurive dhe aftësive teknike në Kontabilitet Ligjor dhe Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS).
- Organizimin e trajnimeve cilësore për trajnerët vendas, duke i pajisur ata me aftësi për të transmetuar njohuritë te profesionistët kontabël shqiptarë.
Struktura e Trajnimit
Trajnimi përfshiu pesë module kryesore:
- Moduli I: Aftësi Trajnimi.
- Moduli II: Aftësi teknike në IFRS.
- Moduli III: Aftësi teknike në shërbimet e outsourcing të kontabilitetit.
- Moduli IV: Aftësi teknike në Kontabilitet Ligjor.
- Moduli V: Vlerësimi i kursit dhe reagimet e pjesëmarrësve.
Rezultatet Kryesore
- Rritja e kapacitetit të trajnerëve vendas për të zhvilluar kurse efektive dhe të standardeve ndërkombëtare.
- Përgatitja e profesionistëve kontabël shqiptarë për të konkurruar në tregun ndërkombëtar të shërbimeve kontabël.
- Zbatimi i programit të certifikimit në Kontabilitet Ligjor.
Ekipi i Ekspertëve
Ekspertët ndërkombëtarë:
- Z. Stewart MacLeod
- Znj. Sandra Damijan
Ekspertët kombëtarë:
- Z. Kledi Kodra, FCCA
- Znj. Alba Sharra, CA
- Znj. Esmeralda Gjomemo
- Znj. Manjola Islami, CFA
Instituti i Kontabilistëve të Miratuar falenderon të gjithë pjesëmarrësit dhe Grant Thornton për realizimin e këtij trajnimi të rëndësishëm, që përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të mëtejshëm të profesionit të kontabilitetit në Shqipëri.
Leave a Reply