IKM njofton të gjithë të interesuarit që duan të marrin pjesë në Provimet e Aftësive Profesionale për Kontabilist të Miratuar, fillimin e trajnimeve parapregatitore per provimin e dytë “Zbatimi në praktikë i legjislacionit mbi të drejtën civile, penale, tregtare dhe të drejtën e punës në Republikën e Shqipërisë.” në datat 27 – 28 Maj 2023.
Trajnimet do të zhvillohen ne auditor.
Kriteret për të marrë pjesë në trajnim:
-
Anëtarësimi në një Organizatë Profesionale të Kontabilistëve të Miratuar të njohur nga BMP (Organizatat e njohura (http://www.bmp.al/ikm/). Nëse jeni të regjistruar si kandidat kaloni te Pika 2.
Për t’u anëtarësuar në IKM duhet të plotësoni dokumentacionin e listuar në seksionin Anëtarësia > Anëtarësimi – Kandidat për Kontabilist të Miratuar (https://www.ikm.org.al/kandidatet-per-km/).
Regjistrimi si kandidat do të kryhet nëpërmjet Formularit të regjistrimit, i cili mund te gjendet në linkun: https://form.jotform.com/Instituti_Kontabilisteve/formular-regjistrimi-kandidat
-
Pagesa e Tarifës së trajnimit.
Llogaritë bankare mund t’i gjeni në Linkun: https://www.ikm.org.al/kontakt/
-
Plotësimi i Formularit të Regjistrimit për trajnimin (Formularin mund ta aksesoni duke klikuar në butonin më poshtë).
Regjistrimet janë të hapura deri më datën 26 Maj 2023.
Për çdo informacion në lidhje me regjistrimin dhe pjesëmarrjen në trajnim kontaktoni në adresën: ikm.alb@gmail.com ose info@ikm.org.al ose me telefon në sekretarinë e IKM Tel: +355 4 234 7585; Cel: +355 69 480 0551