IKM njofton të gjithë të interesuarit që duan të marrin pjesë në Provimet e Aftësive Profesionale për Kontabilist të Miratuar, fillimin e trajnimeve parapregatitore per provimin “Zbatimi në praktikë i kërkesave të legjislacionit të taksave dhe tatimeve në Republikën e Shqipërisë” në datat 25 – 27 Qershor 2024.
Trajnimet do të zhvillohen ne auditor.
Kriteret për të marrë pjesë në trajnim:
-
Anëtarësimi në një Organizatë Profesionale të Kontabilistëve të Miratuar të njohur nga BMP (Organizatat e njohura (http://www.bmp.al/ikm/). Nëse jeni të regjistruar si kandidat kaloni te Pika 2.
Për t’u anëtarësuar në IKM duhet të plotësoni dokumentacionin e listuar në seksionin Kandidat – Hyrje në Profesion (Hyrje në Profesion – IKM).
Regjistrimi si kandidat do të kryhet nëpërmjet Formularit të regjistrimit, i cili mund te gjendet në linkun: https://form.jotform.com/Instituti_Kontabilisteve/formular-regjistrimi-kandidat
-
Pagesa e Tarifës së trajnimit.
Llogaritë bankare mund t’i gjeni në Linkun: https://www.ikm.org.al/kontakt/
-
Plotësimi i Formularit të Regjistrimit për trajnimin (Formularin mund ta aksesoni duke klikuar në butonin më poshtë).
Regjistrimet janë të hapura deri më datën 24 Qershor 2024, ora 15:00.
Për çdo informacion në lidhje me regjistrimin dhe pjesëmarrjen në trajnim kontaktoni në adresën: ikm.alb@gmail.com ose info@ikm.org.al ose me telefon në sekretarinë e IKM Tel: +355 4 234 7585; Cel: +355 69 480 0551